Lehtësimi i dhimbjeve
Studimet e kryera nga Michael Smith, praktikues i mjekësisë orientale në Nju Jork, shprehet se ushtrimi i presionit në zona të veçanta të veshit mund të heqë dhimbjet e trupit. Stimulimi i veshëve çon në çlirimin e endorfinave – kimikate që prodhon truri për reduktimin e dhimbjeve si dhe rregullojnë humorin.
Nëpërmjet fërkimit të veshëve, ne mund të kemi qasje pothuajse në të gjitha organet e trupit. Masazhimi i veshëve ndihmon gjithashtu në rregullimin e nivelit hormonal dhe neurotransmetuesve në trup dhe në tru. Për shumë sëmundje të pashërueshme, masazhimi apo akupunktura tek veshët mund të paraqesë një mënyrë për reduktimin e simptomave dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.
Stimulimi i veshëve gjithashtu përdoret nga mbarë bota në ndihmë për uljen e varësisë nga droga. Një përpjekje e fundit nga Qendra Mjekësore St. John në Uashington është përdorimi i kësaj teknike si një mënyrë e shpejtë dhe pa dhimbje për lënien e duhanit.
Zona e veshëve që stimulohet gjatë këtij trajtimi është konka (diku në mes të veshit), thotë Lin.
Aurikuloterapia
Aurikuloterapia merret me shërimin e sëmundjeve duke stimuluar në zona të ndryshme të veshit. Ështe pjesë përbërëse e Akupunkturës, Mjekësisë Tradicionale Kineze.
Veshi sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze është vendi ku takohen të gjitha kanalet dhe kjo metodë ka nisur shumë herët, mijëra vite më parë. Që nga viti 1956 aurikuloterapia aplikohet gjerësisht jo vetëm në Kinë, por edhe në botë. Kjo lloj metode është e ndaluar të përdoret tek gratë shtatzëna.
Masazhimi i veshëve është përdorur gjerësisht edhe për problemet me muskujt. Pjesa më e madhe e dhimbjeve kronike apo spazmave tek muskujt mund të reduktohen me anë të fërkimit apo akupunkturës në pjesën e veshëve. Stimulimi i pikave të akupunkturës tek veshët që lidhen me trurin mund të çojë sinjale ne tru, duke ndaluar dridhje apo aktivizime të padëshiruara.
Ndërkohë që, pjesa më e madhe e kërkimeve janë fokusuar tek akupunktura e veshit, aurikuloterapia fokusohet tek të gjitha terapitë e veshit. Shumë masazhatorë, nëpërmjet studimit të anatomisë dhe 'hartës trupore' të veshit mund të përmirësojnë shëndetin me anë të masazhit. Meqënëse veshët ofrojnë qasje të drejtpërdrejt të sistemit nervor qendror dhe atij periferik, praktikuesit e kësaj metode shprehen se fokusimi në zona të ndryshme të veshëve është në të mirë të pacientëve pasi përmirëson performacën e trupit.
Harta e veshit
Pjesë të ndryshme të veshit janë të lidhura me organet përkatëse. Lobi (llapa) e veshit korrespondon me veshkat; pjesa e mesit e dëgjimit korrespondon me shpretkën, pjesa e sipërme me zemrën, shtegu me mushkëritë, heliksi me mëlçinë etj.
"Ney King", një nga librat më të famshëm mbi akupunkturën thuhet se të gjitha meridianët takohen tek veshët, të cilët janë të lidhura me të gjitha organet.
Fakti është se çdo veprim apo shtypje që kemi tek veshët ndikon drejtpërdrejt në trup. Mjekët shprehen se vëthët mund të shkaktojnë probleme me shëndetin.
Një nga praktikuesit amerikanë shprehet se një paciente dikur u mërzit kur iu tha se dhimbja e kokës mund t'i vinte si pasojë e vëthëve dhe se duhet t'i hiqte.
"Sigurisht që ekzistojnë shumë shkaqe që çojnë në dhembje koke, por vëthët janë një prej shkaqeve."
Hapat e masazhimit të veshëve
Rekomandohet që në fillim të kryhet një masazh i përgjithshëm përpara se të kalohet në pika të caktuara refleksive..
Zonat e veshit
Zona 1: Lobulus (Llapa)
Kjo është zona e kokës. Shqetësimet si: dhembje koke, probleme me sytë, mbilodhje, dhimbje dhëmbi ose inflamacione të tjera në zonën përreth gojës etj., mund të zbuten nga masazhimi i kësaj zone. Shtypeni lobin e veshit me gishtin tregues dhe gishtin e madh për një metodë më efektive.
Zona 2: Heliksi
Probleme të ndryshme me fytin, ethet ose me presionin e lartë të gjakut mund të lehtësohen duke masazhuar heliksin. Heliksi është gjithashtu zona për problemet me lëkurën.
Zona 3: Pjesa e brendshme e heliksit
Kjo pjesë është zona për problemet me lëkurën dhe qarkullimin e gjakut, probleme me tretjen etj..
Zona 4: Concha e sipërme
Masazhimi i kësaj zone është shumë i rëndësishëm nëse keni problem me zorrët ose pankreasin, tëmthin dhe mëlçinë.
Zona 5: Concha e poshtme
Në këtë zonë mund të përmirësoni të rrahurat e zemrës, aritminë, problemet me mushkëritë dhe bronkitin akut dhe kronik.
Zona 6: Concha e mesit
Dhimbjet abdominale, si dhe problemet me dëgjimin mund të lehtësohen duke masazhuar në këtë zone, nisni me kanalin e dëgjimit.
Zona 7: Antitragus (Kundërshtegu)
Masazhimi i butë në këtë pjesë të veshit lehtëson dhimbjet e kokës dhe çrregullimet me gjumin. (Albana)