PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
MTK: Masazhoni veshët për një shëndet më të mirë
2013-04-19 18:42:06 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze, veshët e një personi të shëndetshëm zakonisht janë të trashë dhe me ngjyrë rozë, gjë që tregon energji dhe qarkullim të mirë të gjakut.

Mjekësia e lashtë kineze beson se veshët nuk kanë vetëm funksionin e dëgjimit, por janë edhe një kuti magjike mjekësore, një barometer shëndeti dhe një organ diagnostikimi.

Sipas mjekësisë kineze, veshi (er duo) mund të zbulojë se çfarë po ndodh me shëndetin tonë, dhe për më tepër disa terapi të mjekësisë kineze si akupunktura dhe masazhi mund të lehtësojnë apo zgjidhin ndonjë problem në shëndetin tonë.

Masazhimi i vazhdueshëm i veshëve është një metodë e thjeshtë dhe efektive për të mbajtur një shëndet të mirë si dhe për të rregulluar çekuilibrat e energjisë.

Specialistët shprehen se vëzhgimet mbi veshët e një pacienti mund t'i ndihmojnë ata të kuptojnë problemin dhe të parashikojnë sëmundje që mund të prekin pacientin në të ardhmen.

Akupunktura dhe masazhimi tek veshët janë terapitë më të përhapura në trajtimin me MTK.

Veshi përmban mbi 200 pika akupunkture që lidhen me shumë organe të ndryshme.

Mjekësia Tradicionale Kineze analizon se çdo ndryshim që ndodh brenda trupit të njeriut reflektohet tek veshët, dhe stimulimi i pikave të akupunkturës tek veshët mund të ndihmojë në rregullimin e ekuilibrit të energjisë.

Terapitë e veshit për lehtësimin e dhimbjes së kokës janë regjistruar në "Huang Di Nei Jing", mbi 2000 vjet më parë.

Për të diagnostikuar sëmundje të ndryshme, praktikuesit e MTK-së vëzhgojnë ngjyrën dhe aspekte të tjera të veshit.

Veshët e zbehtë zakonisht sugjerojnë probleme me të ftohtin. Personat me veshë të ftohtë kanë lindur me këtë problem ose vuajnë në të ardhmen nga i ftohti. Ata zakonisht ndjejnë të ftohtë, kanë urinë me ngjyrë të zbehtë dhe zakonisht vuajnë nga diarreja.

Çrregullimet

Veshët me ngjyrë të kuqe të theksuar zakonisht tregojnë probleme me "zjarrin e brendshëm". Ata mund të kenë temperament të nxehtë, ndjejnë shpesh etje dhe vuajnë nga dhimbja e kokës, përzierja, zhurma në vesh, pagjumësia dhe probleme me tretjen.

Veshët me ngjyrë të errët zakonisht janë shenjë e dhimbjeve serioze si dhimbje stomaku dhe probleme me zorrët.

Veshët e hollë tregojnë mungesë energjie tek veshkat – në MTK veshkat i referohen sistemit riprodhues dhe atij urinar.

Personat me veshë të hollë, me ngjyrë të errët etj, zakonisht vuajnë nga probleme me çekuilibrin e energjisë chi tek veshkat. Ata zakonisht janë të dobët dhe mund të vuajnë nga marrje mendsh, zhurmë veshësh, probleme me shpinën dhe gjunjtë, djersitje gjatë natës, temperaturë etj.

Pacientët meshkuj mund të vuajnë nga ejakulimi i parakohshëm. Tek femrat mund të kenë çrregullime menstrucionesh.

Damarët e ngritur të gjakut zakonisht janë tregues të problemeve të zemrës dhe astmës. Infesksionet dhe dhimbjet e ndryshme të veshit janë si pasojë e infeksioneve të veshit të mesëm.

Pjesë të ndryshme të veshit tregojnë gjithashtu çrregullime në organe të ndryshme, sipas Ma Yueling, në librin e saj të njohur "Mënçuria për të mos u sëmurur "), publikuar në vitin 2007. Ma, ka punuar si infermiere në Provincën Jiangsu dhe ka arritur shumë rezultate që janë mirëpritur nga specialistët e fushës. Ajo ka publikuar shumë materiale të vlefshme në bazë të përvojës së saj 20-vjeçare në Mjekësinë Tradicionale Kineze dhe dietoterapinë.

Pothuajse çdo organ ka pikat e refleksit në vesh. Dhimbjet, aknet, lëkura, ndryshimet në formë dhe ngjyrë në disa zona tregojnë çrregullime në organet përkatëse. Stimulimi i pjesëve të ndryshme të veshit, nëpërmjet masazhimit për shembull, mund të ndihmojë në lehtësimin e problemeve të ndryshme.

Thuhet se veshi, duket si një fetus i kthyer me kokë mbrapsht dhe pjesë të ndryshme të fetusit reflektojnë të njëjtat pjesë të trupit.

Për shembull, llapa e veshit, që duket si një kokë embrioni reflekton problemet në fytyrë dhe kokë, si dhimbje dhëmbi, akne, probleme me sytë etj. Fërkimi i llapës së veshit mund të ndihmojë në lehtësimin e këtyre problemeve.

Nëse dëshironi të keni një çehre të përsosur masazhoni shpesh llapën e veshit.

Heliksi pasqyron kryesisht trungun dhe gjymtyrët. Ata të cilën vuajnë nga dhimbjet e qafës, të shpatullave, dhe kyçeve duhet të masazhojnë shpesh heliksin e veshit.

Masazhimi i veshit, rekomanduar nga Ma Yueling

Ma Yueling sugjeron masazhim të veshëve të paktën 2 herë në ditë, përpara gjumit dhe menjëherë pas zgjimit në mëngjes

Ajo sugjeron që kohëzgjatja e masazhit të jetë të paktën 15 minuta dhe mirë është që të fërkohen të gjitha pjesët e veshit për një rezultat më të kënaqshëm.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China