PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ushqimet për të "shpëtuar" nga myku Candida në trup
2013-04-08 18:53:25 CRI Komenti juaj Printoni

Po çfarë duhet të konsumojmë gjatë kësaj faze?

Megjithë shumë tipe ushqimesh janë hequr nga faza e parë, ekzistojnë ende disa të tjerë që janë të shëndetshëm për konsumim.

Ushqimet proteinike nga kafshët si mish pule, mish gjeli, mish vici, të gjitha këto mund të konsumohen gjatë fazës 1. Gjithashtu perimet si trangujt, specat, brokoli, lulelakra, lakra, sallata jeshile, peshku, hudhra dhe disa tipe manash si manaferrat, boronica etj., janë Ok për t'u konsumuar gjatë fazës 1. Studimet kanë treguar se kombinimi i brokolit dhe hudhrës së bashku jep akoma më shumë rezultate në luftën kundër mykut.

Faza 2 dhe 3 e dietës anti-candida

Faza e dytë e kësaj diete është pak më e lehtë pasi konsiston në rikthimin e karbohidrateve. Gjatë kësaj faze mund të shtojmë një frut dhe të shohim nëse simptomat e mykut kthehen. Nëse jo, atëherë mund të shtojmë pak e nga pak ushqimet e eleminuara më parë, por jo ato që ndihmojnë në shtimin e mykut.

Mjekët sugjerojnë që të shtojmë pak oriz në ditën e parë dhe të presim dy ditë për të parë nëse trupi e përballon dhe simptomat e mykut nuk rikthehen. Me kalimin e kohës do të ndodhë edhe rikthimi tek dieta normale.

Ndërsa faza e tretë konsiston në eleminimin e toksinave nga trupi me probiotikë, dhe konkretisht duke konsumuar shumë kos natyral pa sheqer.

Një nga pastrueset më të mira të mykut është hudhra.

Hudhra është e njohur nga grekët dhe egjiptianët e lashtë si ushqimi më i mirë kurues.

Hudhra mund të luftojë një sërë infeksionesh bakteriale, virale, etj. Shumë studime konfirmojnë gjithashtu se hudhra ul nivelin e kolesterolit në gjak. Ngrënia e 1-2 thelba hudhre në ditë ul kolesterolin 10%. Gjithashtu studime të ndryshme tregojnë se hudhra ndihmon hapjen, zgjerimin e enëve të gjakut dhe ul rrezikun e formimit të mpikjes së gjakut, që mund të çojë në atak zemre. Hudhra ul gjithashtu tensionin e lartë të gjakut.

Studimet kineze tregojnë se përgjysmohet rreziku i kancerit tek ata që përdorin hudhrën.

Efekti i përdorimit të 9 gram (dy thelba) hudhër në ditë, për shëndetin e zemrës pas disa javësh. Një sasi e tillë vlen edhe për luftimin e infeksioneve.Lëngu i hudhrës jep një ndihmesë të madhe edhe në rikthimin e flokut të humbur. Pasi bëhet shtypja e mirë e hudhrës, me lëngun e përftuar bëhet masazh rreth 3 minuta në vendin ku ka rënë floku. Mbahet ashtu për 30 minuta dhe më pas koka lahet mirë, deri sa të largohet era e rëndë e hudhrës. Ky veprim bëhet një herë në javë deri në shfaqjen e rezultateve pozitive. Hudhra ka dhënë rezultate të shkëlqyera te të sëmurët, që vuajnë nga dhimbja e veshëve. Për këta njerëz rekomandohen disa pika nga lëngu i hudhrës në momentin e dhimbjeve. Shumë shpejt ky lëng do të jepte efekte të menjëhershme në qetësimin e veshit. Po kështu rezultate mjaft të mira ka dhënë në shërimin e gripit, kur ai është i shoqëruar me bllokim të hundëve apo dhimbje të grykëve. Një studim i kryer nga studiuesë amerikanë provoi se përbërësit e hudhrës mund të mbysnin 14 lloje të ndryshme bakteriesh dhe mund t'i shkatërrojnë ato.

Qepët gjithashtu ndihmojnë në largimin e lëngjeve të tepërta nga trupi, gjë që është tejet e rëndësishme për ata me infeksionin candida pasi shumë prej tyre kanë probleme me gazrat dhe lëngjet si ne rastin e diarresë. Qepët dhe hudhrat përmbajnë një kombinim të fuqishëm për pastrimin e mykut nga trupi dhe majdanozi mund të ndihmojë për largimin e aromës së pakëndshme të gojës.

Kosi

Kosi përmban mikrookurganizma të rëndësishëm për të mirëmbajtur florën tone bakteriale, e cila na mbron ndaj mykut, helmimeve të ndryshme etj. Sipas Judith E.Brown, autor i librit " Dieta për çdo femër" probiotikët arrijnë t'i kthejnë organizmit bakteriet e mira në traktin digjestiv, të largojnë mykun nga trupi dhe ul rrezikun e zhvillimit të një infeksioni fungal.

Erëzat

Shtoni erëza në dietën tuaj detoksifikuese kundër mykut duke përfshirë rigonin, kanellën, karafilin dhe koriandrën thekson Gerald Don Wootan, autor i librit "Dieta Detoksifikuese". Përveç të mirave dhe veçorive të tyre antioksiduese, që ndihmojnë sistemin imunitar të luftojë kundër mykut, disa prej tyre kanë edhe ndikime antimikrobiale. Kanella në veçanti parandalon rritjen dhe shtimin e mykut. Gjithashtu dhe xhenxhefili përdoret në dietën pastruese kundër mykut Candida.

Si përfundim; ndjekja e një diete të shëndetshme është mjaft e rëndësishme për të parandaluar infeksionet maja. Perimet e gjelbra, peshku, kosi, hudhra, qepa etj, ndihmojnë në shërimin e infeksionit maja, natyrshëm dhe në mënyrë efektive.

Të gjitha ushqimet e përpunuara, djathi, ushqimet e konservuara, alkooli dhe ushqimet e skuqura duhet të eleminohen nga plani dietë. Më pas duhet të pini shumë ujë çdo ditë në mënyrë që të gjitha toksinat të dalin jashtë trupit dhe shëndeti të mbetet në gjendje të mirë.


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China