PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ushqimet për të "shpëtuar" nga myku Candida në trup
2013-04-08 18:53:25 CRI Komenti juaj Printoni

Candida albicans është një tip myku që është i pranishëm tek të gjithë. Nëse gjendet në sasi të vogla është e parrezikshme, por, kur shtohet në mënyrë drastike kjo mund të ketë pasoja për shëndetin.

Në një trup të shëndetshëm Candida albicans mbahet nën kontroll nga ato të ashtuquajturat bakterie të mira. Mjekët theksojnë se përdorimi jo i duhur i antibiotikëve mund të jetë një nga shkaqet që asgjësojnë bakteriet e mira, duke lejuar shtimin e mykut. Candida shtohet kur konsumojmë shumë sheqer, karbohidrate, ushqime që përmbajnë maja, si uthulla, birra, buka etj.

Kur sistemi ynë imunitar punon si duhet sasia e Candida-s në trup mbahet e ekuilibruar. Kur sistemi ynë imunitar nuk funksionon si duhet, ose ekzistojnë faktorë të tjerë si konsumimi i lartë i sheqerit dhe karbohidrateve, Candida mund të shtohet përtej normales duke dhënë simptomat e mëposhtme:

- Dhembje të shpeshta stomaku dhe probleme me tretjen

- Probleme me lëkurën (infeksione lëkure, ekzemë, psorasis, akne)

- Vështirësi në përqendrim dhe konfuzion

- Ndjenjë e vazhdueshme lodhjeje

- Ankth

- Luhatje humori

- Zemërim dhe Nervozizëm

- Dhimbje koke

- Dhimbje mesi

- Shtim i dëshirës për të konsumuar sheqerna, ëmbëlsira ose bukë

- Irritime të lëkurës etj

Infeksioni Candida është i vështirë për t'u diagnostikuar pasi kërpudhat janë të pranishme tek të gjithë ne.

Janë testet laboratorike dhe vizitat tek mjeku ato që diagnostikojnë këtë problem. Ka raste që Candida mund të jetë si pasojë e një problemi më serioz në trup si diabeti, infeksione të tjera si ato seksualisht të transmetueshme ose dhe faktorët klimatikë, higjena personale etj.

Megjithatë Candida është një infeksion që po të trajtohet si duhet mund të kurohet plotësisht. Një ndihmesë e madhe në eleminimin e Candida-s në trup, përvec medikamenteve dhe suplementeve është edhe dieta. Pra mënyra e të ushqyerit dhe mënjanimi i atyre ushqimeve që shtojnë problemin.

Dieta anti-candida

Dieta më e mirë për të luftuar mykun është ajo që nuk përmban sheqer dhe ka nivel të ulët të karbohidrateve. Gjithashtu kjo dietë për pastrimin e mykut nga trupi konsiston edhe nga heqja e ushqimeve që përmbajnë maja.

Një nga mënyrat më të shpejta për luftimin e Candida-s është futja në dietën e përditshme e përbërësve më potencialë që luftojnë qelizat e saj. Zakonisht kjo dietë është shumë strikte dhe kërkon shumë vullnet dhe vendosmëri.

Dieta anti-candida, dietë detoksifikuese, konsiston në konsumimim e ushqimeve që nuk përmbajnë sheqer, maja, alkool etj. Ushqimet që konsumohen më shpesh gjatë kësaj diete janë proteinat, yndyrnat e shëndetshme, perimet, drithërat dhe disa lloje arrash.

Mjekët sugjerojnë se ndoshta shumicës së personave që vuajnë nga Candida do t'u duhet ta vazhdojnë këtë dietë për rreth 3 muaj përpara se t'i kthehen dietës së tyre normale.

Së bashku me përbërësit e mësipërm këshillohet dhe konsumimi i probiotikëve si bifidus dhe acidophilus, të cilët shërbejnë për shtimin e bakterieve të mira në zorrë. Normalisht një dietë pa sheqer ndihmon në kurimin e Candida-s si dhe rregullon sistemin tretës.

Dieta anti-candida përbëhet nga 3 faza:

Faza e parë

Kur candida albicans del jashtë kontrollit në traktin digjestiv mund të jetë toksike. Shtimi i saj mund të vijë si pasojë e një diete të varfër, përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve etj. Një rritje e tepërt e këtij myku në trup mund të shkaktojë probleme gastrike si përzierje dhe diarre ose sëmundje të tjera si depresioni etj.

Objektivat

Faza e parë e dietës kundër candida-s konsiston në eleminimin e të gjitha ushqimeve që nxisin shtimin e mykut në trup. Kjo fazë zgjat për mbi 3 javë.

Ushqimet që duhet të evitohen në fazën 1

Faza e parë ndihmon në eleminimin e plotë të sheqernave dhe karbohidrateve, si sheqeri, gruri, produktet e qumështit (përveç kosit), ushqimet e përpunuara, ushqimet e konservuara, alkooli, uthulla, salca e sojës, kikirikët etj.

Gjithashtu edhe konsumimi i frutave duhet të pakësohet në maksimum pasi shumë fruta përmbajnë fruktozë, një formë e sheqerit.

Duhet të tregohemi të kujdesshëm pasi sheqeri fshihet në shumë ushqime si psh. në ato të konservuarat, ushqimet e gatshme, cerealët e mëngjesit etj. Etiketat mund ta përshkruajnë sheqerin ne emërtime të ndryshme si maltose, lactose, fructose, dextrose etj.

Këshillohet që të gjitha këto prodrukte të mënjanohen për të penguar rritjen e mëtejshme të mykut.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China