PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Sa beson bota sot në Mjekësinë Tradicionale Kineze
2013-03-22 20:24:32 CRI Komenti juaj Printoni

Përsa i përket mjekëve të mjekësië tradicionale në SHBA ata të cilët merren me herbalogjinë quhen mjekët e nivelit më të lartë, pasi kjo fushë cilësohet si më e vështira në llojin e saj. Nëse ke një grip apo ftohje, pacientë të ndryshëm do të marrin receta të ndryshme për trajtimin e saj pasi në mjekësinë kineze mjeku zbulon shkakun nga se ka ardhur kjo ftohje, çfarë e ka shkaktuar atë dhe në fakt në persona të ndryshëm ka shkaqe të ndryshme. Kjo është dhe arsyeja pse pacientë të ndryshëm për të njëjtin problem me shëndetin e tyre marrin përshkrime të ndryshme barnash.

Ndërsa në Perëndim, për të njëjtin problem, pra në rastin tonë ftohjen, të gjithë pacientët do të marrin të njëjtin përshkrim apo ilaç, pasi në mjekësinë perëndimore synohet tek simptomat dhe jo tek shkaku, pra çfarë e ka shkaktuar këtë problem.

Përsa i përket mjekësisë me barna bimore kjo fushë është shumë e ndërlikuar dhe kërkon shumë përvojë, pasi nëse një mjek ju jep një përshkrim apo përzierje bimësh, në rast se ai gabon në sasinë e ndonjërës prej tyre, pra në rast se jep më shumë se çduhet, atëherë kjo mund të shkaktojë probleme si ne stomak, të përziera etj. Pra, kërkohet shumë përvojë tek mjeku kur jep përshkrimin e një recete barnash. Pra, në vetvete kjo shihet nga perëndimorët si një formë arti. Një aspekt tjetër interesant është se në Kinë psh; disa barna përdoren për mjekim, ndërsa në vendet perëndimore shihen si ushqim.

Megjithatë edhe në mjekësinë kineze njihet ajo që quhet terapia e ushqimit, pra të ushehesh me ato përbërës që mund të jenë efikasë për shëndetin.

Tani, në Australi tani ka qindra klinika ku ushtrohet akupunktura etj, në Francë gjithashtu ka shumë, ne Gjermani Britani e në mbarë Europën në total ka afro 100 mijë praktikues kinezë dhe të huaj të cilët punojnë në këtë industri. Të dëgjojmë se si shprehet një prej specialistëvë amerikanë në këtë fushë.

"Vetëm në SHBA janë dhënë 30 mijë licenca për praktikimin e mjekësisë tradicionale kineze Çdo shtet ka rregullat e veta. Ekzistojnë afro 50 shkolla, që ofrojnë diploma master në këtë fushë dhe madje edhe doktoraturë. Sidomos në Kaliforni, është shumë e përhapur. Atje ata studiojnë akupunkturë, herbalogji, masazhin kinez, ndërsa për Qi gong dhe Tai Chi duhet t'i njohësh, pra nuk është se atje fokusohen shumë tek kjo pjesë, por përsëri duhet t'i njohësh pasi është pjesë e sistemit të energjisë. Dhe numri i studentëve në këto shkolla po rritet, madje po përhapet edhe në vendet e tjera."

Por në fakt si pritet kjo mjekësi nga publiku, a e shohin ata si një mjekësi të mirëfilltë apo thjesht si një mjekësi plotësuese të mjekësisë moderne.

Nick Angiers shprehet;

"Nga eksperienca ime personale, ka dy grupe njerëzish të ciët e kanë provuar, disa thonë që kjo mjekësi funksionon, disa të tjerë thonë që jo. Megjithatë mendoj që nëse nuk e bëni një trajtim nuk duhet të mendoni që meqënëse nuk mund ta provojmë shkencërisht, nuk funksionon, mbase ne ende nuk e kemi zbuluar akoma që punon"

Ajo që po vihet re kohët e fundit është se gjithnjë e më shumë studentë të huaj po vijnë në Kinë për të studiuar mjekësinë tradicionale ku çdo vit numërohen 5000 studentë të rinj.

Në fakt, megjithëse studentët në SHBA mund të mbarojnë studimet për mjekësië kineze, kjo është akademike, patjetër që do të lindi nevoja për ta praktikuar atë. Për këtë arsye sot ka shumë studentë amerikanë të cilët janë diplomuar në vendin e tyre dhe vijnë në kinë për ta praktikuar, pra për ta prekur konkretisht atë që ata kanë mësuar për shumë vite. Kjo ndodh edhe me studentët e tjerë nga e mbarë bota.

Gjithashtu ajo që po vihet re kohët e fundit është se në vendet aziatike si Japoni, Kore dhe Vietnam, MTK-ja po zhvillohet shumë, sidomos në Japoni po bëhen shumë kërkime në këtë fushë.

Gjithashtu në Kinë, universitetet dhe shkollat e ndryshme mundësojnë diploma në këtë fushë. Nevojiten të paktën 7 vjet për të përfunduar studimet dhe për marrjen e titullit në këtë fushë.

Sjellja rreth mjekësisë tradicionale kineze dhe farmaceutikës në botë duket se po ndryshon. Një numër i lartë specialistësh të MTK-së janë ftuar nga vendet si Europa, SHBA-ja dhe vende të tjera për të dhënë leksione rreth praktikave tradicionale si dhe për të marrë pjesë në studimet shkencore.

Shkolla apo universitete për mjekësinë kineze i gjejmë sot në Francë, SHBA, Itali dhe Australi. Gjithashtu një institut për kërkime në këtë fushë është ngritur në Universitetin e Munich-ut, Gjermani.

Megjithëse zhvillimi i Mjekësisë Tradicionale Kineze është premtues, ekzistojnë ende disa probleme.

Ndërkohë që gjithnjë e më shumë të huaj po i drejtohen MTK-së, nga ana tjetër po shtohet numri i kinezëve që besojnë tek mjekësia perëndimore, pasi kjo e fundit punon më shpejt se ajo tradicionale.

Së fundi, mund të themi se Mjekësia Tradicionale Kineze është një nga thesaret më të mira të Kinës, ku mbrohet dhe zhvillohet edhe sot. Dhe nëse vazhdohet me këtë ritëm, MTK-ja në të ardhmen do të ketë një rol thelbësor në kurimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve që janë problematike sot në botë. (Albana)


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China