Mjekësia Tradicionale Kineze po bëhet gjithnjë e më shumë e njohur në mesin e amerikanëve. Në 30 vitet e fundit shumë amerikanë u janë bashkuar praktikuesve të mjekësisë kineze si dhe zhvillimi i kësaj mjekësie ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve në SHBA.
Statistikat kanë treguar se në mesin e 8 mijë studentëve të mjekësisë kineze dhe 2500 praktikuesve të licencuar në Kaliforni nuk janë vetëm nga Kina.
Kohët e fundit diskutimet rreth mjekësisë kineze janë shumë të nxehta. Disa ekspertë madje kanë vënë në diskutim nëse Mjekësia Tradicionale Kineze ka baza shkencore ose jo.
Mjekësia Tradicionale Kineze është një pjesë integrale e kulturës kineze. Ka dhënë shumë kontribut të madh në prosperitetin e Kinës. Sot, si Mjekësia
Tradicionale Kineze ashtu edhe ajo e perëndimit përdoren në Kinë veç e veç ose të ndërthurura në sektorin e shëndetit.
Kjo mjekësi ka shërbyer si mjet kurimi e trajtimi për mijëra vjet në Kinë dhe në fakt nuk duhet të vihet në diskutim nëse kjo mjekësi funksionon vërtetë apo është e bazuar në shkencë.
Mjekësia Tradicionale Kineze ka shërbyer si kura kryesore dhe ndoshta më efektivja në kurimin e një spektri të gjerë sëmundjesh në Kinë. Në ndryshim nga mjekësia perëndimore, e cila përqëndrohet në "sulmimin" e viruseve apo bakterieve të veçanta, mjekësia tradicionale kineze trajton trupin e njeriut si një të tërë dhe i kuron sëmundjet me anë të kombinimit të barnave ose mjeteve të tjera natyrale. Kjo gjë e ka bërë tejet të vështirë kuptimin e mjekësisë tradicionale kineze nga perëndimi. Megjithatë, kërkimet për mjekësinë tradicionale kineze janë shtuar si në Azi ashtu edhe përtej saj, sot mjekësia tradicionale kineze ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve nga e mbarë bota.
Që të kuptosh shpirtin e vërtetë të traditës kineze, patjetër që duhet të kuptohen kultura dhe mjekësia e saj.
Sot në SHBA, por edhe në mbarë botën mjekësia kineze është përhapur gjerësisht. Janë hapur shumë klinika si dhe shumë mjekë kinezë dhe praktikues të mjeksësisë tradicionale kineze bashkëpuojnë me studies dhe mjekë të perëndimit në gjetjen e kurave për shumë sëmundje sot në botë.
Një prej mjekëve kinezë Bob Li në SHBA flet për eksperiencat e tij në këtë vend.
"Kam punuar si praktikues i mjekësisë tradicionale kineze në SHBA për një kohë shumë të gjatë. Në klinikën time këtu kam 15 vjet që punoj. Kina ka një histori shumë të lashtë të mjekësisë së saj tradicionale, afro 4 deri në 5 mijë vjeçare. Në mjekësinë kineze barnat dhe akupunktura janë shumë thelbësore. Mjekësia kineze përdor shumë mënyra në kurimin e trajtimin e sëmundjeve, kjo varet nga rastet e gjithë secilit. Kur një person drejtohet ke mjeku për vizitë, së pari ne nisim me konsultimin përpara trajtimit."
Pacienti...
"Pasi u ula, mjeku vendosi tre gishta tek pulsi dhe po rrinte i heshtur. Më pas ai nisi të më pyesë se si ndjehem, në çfarë ore shkoj të fle dhe mbi shqetësime të tjera. Më pas më kërkoi që të nxirrja gjuhën, gjë që unë s'e kuptova se për cfarë duhet kjo gjë. Megjithatë mendova se ai është mjeku, ai e di më mirë. Pas konsultës ai ishte në gjendje të jepte një diagnozë dhe çfarë problemesh kisha unë."
Ndërkohë mjeku Bob Li flet për mënyrën e konsultës.
"Ekzistojnë katër mënyra për të diagnostikuar një pacient.Me anë të të parit, dëgjimit, marrja në pyetje dhe kontrollit të pulsit. Pra pacienti pyetet për gjëra të ndryshme si dhe kontrolli i pulsit. Me anë të këtyre ne mund të arrijmë tek diagnoza, rreth kushteve shëndetësore tek pacienti dhe cili është problemi i tij"
Pacienti shpjegon eksperiencën e tij.
"Në fillim kur hyra për vizitë dhe kur pashë mënyrën se si ai i diagnostikonte pacientët mendova- Ky mjek nuk do arrijë dot të më japë një diagnozë, si ka mundësi ai ta bëjë këtë gjë vetëm me prekjen e kyçit të dorës, pulsit. Por në fakt çdo gjë që ai tha ishte e vërtetë"
Mjeku flet mbi problemet e të riut në shëndetin e tij.
"Edhe pse pacienti është një i ri, 23 vjec, ai ka probleme me gjumin. Stomaku i tij është i dobët. Shpeshherë ai ka probleme që e shqetësojnë me stomakun. Energjia e tij e brendshme nuk qarkullon si duhet dhe ai ndjen lodhje hera-herës. Ka raste ai ndjehet si pa energji. Ne e trajtojmë këtë problem me akupunkturë, masazh dhe barna bimore për të rregulluar sistemin e tij endokrin. Principet e akupunkturës janë që duhet të përdorim gjilpërat e holla prej argjendi për të stimuluar pikat e akupunkturës tek pacienti me qëllim që të zhbllokojmë pikat e bllokuara ku rrjedh energjia. Vendosja e kupave gjithashtu është një mjet në Mjekësinë Tradicionale Kineze. Më pas këtij procesi mund të mbeten disa shenja të kuqe në lëkurë. Për disa pacientë këto shenja janë të kuqe, tek disa të tjerë janë me ngjyrë të kuqerremtë, që do të thotë se ka shenja të reumatizmës tek pacienti. Në fakt kush hedh kupa nuk duhet të shqetësohet për shenjat që mbeten më pas në lëkurë. Ato do të largohen brenda pak ditësh"
Përshtypjet e këtij pacienti tek klinika e Dr.Bob Li në SHBA.
"Më pëlqeu shumë trajtimi, patjetër që do të rikthehem përsëri në këtë klinikë, është një vend i këndshëm, shumë mikpritës dhe këta mjekë me të vërtetë përkushtohen për pacientët dhe ofrojnë ndihmë për ta."
"Si një kinez në SHBA, unë përpiqem në përhapjen e mjekësisë tradicionale kineze, si dhe përpiqem t'u vijë sa më shumë në ndihmë pacientëve amerikanë, por edhe atyre nga e mbarë bota.Ky është një kontribut që MTK-ja jep për botën. Sjellja e traditës së mrekullueshme kineze në SHBA u vjen në ndihmë njerëzve nga e mbarë bota, gjithashtu ndihmon në zhvillimin e mëtejshëm të mjekësisë sonë dhe virtyteve të saj," përfundon mjeku.
Përsa i përkete barnave kineze ato sot në botë shihen si ndihmëse apo suplemente, dhe jo si medikamente të mirëfillta.
Nick Angiers i ftuar në një prej programeve të CCTV-së shprehet.
"Ka disa gjëra në Mjekësinë Tradicionale Kineze që njerëzve u duken si supersticion, si psh akupunktura, hedhja e kupave etj, të cilat nuk janë të provuara shkencërisht, pra unë mendoj se kjo është arsyeja pse disa njerëz sot në botë nuk besojnë tek kjo mjekësi."
Megjithatë nëse kjo mjekësi nuk do funksiononte nuk do të kishte aq shumë persona sot në botë që besojnë tek ajo apo dhe spitale në mbarë Kinën dhe jashtë saj. Dhe jo vetëm në Kinë, por dhe jashtë saj, sot ka mijëra akupunkturistë dhe praktikuesë të MTK-së në mbarë botën.