Sheng Jiang (i njohur gjithashtu edhe si xhenxhefil i freskët) lehtëson simptomat si marrje mendsh dhe të vjella tek pacientët që i janë nënshtruar kemioterapisë dhe radiologjisë. Kërkimet e kryera nga Shoqata amerikane e Onkologjisë, kanë treguar se nga 282 pacientë të prekur nga kanceri, ata të cilët morrën 2000mg sheng jiang kishin përmirësim më të dukshëm se ata që morën placebo. Problemet me të përzierat dhe marrje mendsh u reduktuan ndjeshëm tek pacientët që konsumuan sheng jiang.
Bai Zhu (i njohur gjithashtu si Atractylodes i Bardhë) forcon sistemin imunitar, duke ndihmuar trupin t'u rezistojë bakterieve dhe viruseve. Kjo bimë ka gjithashtu aftësi të lehtësojë problemet me kapsllëkun, që mund të jetë një nga efektet anësore të kemioterapisë dhe rrezatimit.
He Shou Wu - nejca e përdredhur – ndihmon në parandalimin e dobësimit apo rënies së flokëve. Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze ky fenomen ndodh si pasojë e problemeve me qarkullimin e gjakut ose bllokimit të energjisë chi, të dyja mund të jenë rezultat i kimioterapisë dhe rrezatimit.. Nejca e përdredhur ndihmon shumë për të ushqyer flokun dhe është e mirë për parandalimin e thinjave.
Nga studimet e ndryshme ka rezultuar se, Tian Men Dong (i njohur gjithashtu si zhardhok asparagu) ka aftësi në përmirësimin e kancerit të gjirit tek femrat.
Kohët e fundit tian men dong po kombinohet edhe me bai hua she she cao për trajtimin e kancerit të gjirit dhe të sistemit limfatik.
Bai Hua She She Cao (I njohur gjithashtu si Oldenlandia) është një bimë që rregullon energjinë e trupit dhe eleminon toksinat. Nga studimet ka rezultuar se kjo bimë ndihmon në trajtimin e disa tipeve të kancerit.
Ya Dan Zi (e njohur si fara Brucea) ndihmon në trajtimin e disa tipeve të kancerit si ai i gjirit, shtyllës kurrizore, stomakut, ezogagut, etj.
Ka efekte antineoplasitke (terapi antikanceroze).
Mund të themi se në Mjekësinë Tradicionale Kineze, tumoret kanë qenë pjesë e studimeve mijëra vite më parë. Tumoret u hasën për herë të parë në dinastinë Song. Gjatë shekujve, Mjekësia Tradicionale Kineze ka mbledhur njohuri të shumta për mënyrën e trajtimit të kancerit. Për shembull, produktet nga insektet si brumbuj, akrepa etj, ose helme të ndryshme të disa insekteve përdoren ende si bazë e terapive të sotme.
Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze, kanceri shkaktohet nga çrregullimet në trup ose mosfunksionimit të rregullt të disa organeve, çrregullime tek meridianët etj. MTK-ja beson se zhvillimi i sëmundjes së kancerit vjen si pasojë e dobësimit të trupit dhe imunitetit të dobët.
Në perëndim, për trajtimin e kancerit përdoret operacioni, rrezatimi dhe kimioterapia dhe synimi kryesor janë qelizat kanceroze. Mjekësia perëndimore nuk e vë theksin tek gjendja e përgjithshme e trupit. Për më tepër, trajtimet e mësipërme mund të shtojnë dëmet në organizëm. Mjekët në Kinë pasi bëjnë një ekzaminim të detajuar të tipit të kancerit nisin trajtimin me terapitë si barna bimore, akupunkturë, masazh ose dietë që ndimojnë trupin të rifitojë energjinë e humbur.
Në përgjithësi metodat e përdorura në MTK janë më të sigurta, më efektive dhe më të përballueshme për pacientët që vuajnë nga kanceri.