Kanceri është një sëmundje që po prek gjithmonë e më shumë njerëz në mbarë botën. Shpeshherë kanë lindur pyetje të tilla si; çfarë ndikon në një rritje kaq të frikshme të rasteve të kësaj sëmundjeje, si mund ta parandalojmë atë, e do të ketë një kurë në të ardhmen e afërt për trajtimin e kësaj sëmundjeje?
Ekspertët janë të mendimit se faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundjeje janë stili i jetesës, si dieta e varfër, duhanpirja dhe mungesa e aktivitetit fizik. Gjithashtu ato shprehen se edhe alkooli është një faktor tjetër.
Kërkuesit e Universitetit të Harvardit besojnë se alkooli mund të rrisë nivelet e hormonit femëror, estrogjenit, që mund të ndikojë në zhvillimin kancerit të gjirit. Por ndërsa ka prova që lidh këta faktorë me lloje të ndryshme kanceresh, shkencëtarët janë duke eksploruar të tjera lidhje.
Trajtimi i kancerit është një detyrë e rëndësishme. Metodat për trajtimin e tij përfshijnë kryesisht operimin, radioterapinë, kemioterapinë dhe Mjekësinë Tradicionale Kineze. Krahasuar me metodat e mjekësisë perëndimore, Mjekësia Tradicionale Kineze ka më shumë avantazhe në trajtimin e kësaj sëmundjeje. Le t'i shohim më poshtë.
1. Idea e parandalimit të sëmundjes
Mjekësia Tradicionale Kineze e vë theksin tek metodat për parandalimin e sëmundjeve, gjë që do të thotë se ka potencial në këtë fushë. Kanceri është sëmundje që shfaqet si pasojë e cekuilibrit të trupit dhe mjedisit.
Mjekësia Tradicionale Kineze i kushton vëmendje të gjitha kushteve të pacientit, jo vetëm tumorit.
2. Ka më pak efekte anësore
Në përgjithësi, radioterapia dhe kemioterapia kanë efekte të mëdha anësore në funksionin tretës dhe mund të shkaktojnë dëme në funksionin e mëlcisë. Ndonjëherë këto efekte anësore bëjnë që pacienti të ketë probleme dhe vështirësi në vazhdimin e trajtimit dhe ka pacientë të cilët vendosin ta lënë trajtimin e mëtejshëm. Megjithatë, Mjekësia Tradicionale Kineze ka një ndikim më të mirë në lehtësimin efekteve anësore të radioterapisë dhe kimioterapisë. Përveç kësaj, MTK-ja mund të përmirësojë oreksin tek pacientët dhe të forcojë imunitetin.
3. Kosto e ulët
Kostoja e trajtimit me Mjekësinë Tradicionale Kineze është më e ulët se ajo perëndimore, dhe kjo mundëson përballimin e trajtimit nga të gjithë shtresat e popullsisë.
Barnat Bimore Kineze për trajtimin e kancerit
Barnat bimore janë një pjesë shumë e rëndësishme e Mjekësisë Tradicionale Kineze dhe janë përdorur për mijëra vjet për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, përfshi edhe sëmundjet e kancerit.
Shumë prej këtyre metodave të lashta janë bërë shumë popullore në ditët e sotme si një mjekësi alternative për trajtimin e kancerit.
Shkencëtarët e huaj kanë studiuar disa nga këto bimë për të parë efektet e tyre në qelizat kancerogjene dhe kanë publikuar shumë studime, të cilat përmbajnë rezultate shumë inkurajuese.
Pak histori
Përdorimi i barnave bimore në Mjekësinë Tradicionale Kineze për luftën ndaj kancerit i ka fillesat 200 vjetë para Krishtit.
Kanceri është konsideruar se shkaktohet nga një shumëllojshmëri e çekuilibrave të ndryshme në trupin e njeriut dhe një numër i madh i bimëve janë përdorur tradicionalisht për ta luftuar atë. Disa prej bimëve të përdorura në MTK për të luftuar kancerin kanë treguar efekte të mëdha në studimet laboratorike dhe tani konsiderohen si terapitë më të mira natyrore për këtë sëmundje.
Kërpusha Reishi, kërpudha e përjetësisë
Kërpudha reishi konsiderohet si një nga bimët më të rëndësishmë në Kinë për jetëgjatësinë dhe për luftimin e sëmundjeve, dhe tani po kryhen disa studime për efektet e kësaj kërpudhe mbi sëmundjen e kancerit. Nga një studim i shkencëtarëve të huaj ka rezultuar se kërpudha reishi ka efekte mbresëlënëse tek qelizat kancerogjene sidomos në qelizat e kancerit të gjirit dhe të prostatës.
Xhenseni
Xhenseni (Ginseng) është një tjetër bimë e çmuar në Mjekësinë Tradicionale Kineze, gjë që është pranuar gjerësisht edhe nga perëndimi për rritjen e imunitetit, për shtimin e energjisë dhe për të luftuar impotencën.
Megjithatë kjo bimë është përdorur tradicionalisht për të luftuar kancerin. Studimet kanë treguar se ekstrakti i xhensenit ka potencial në parandalimin e kancerit të fytit, mushkërive, stomakut dhe mëlcisë. Kjo bimë është dhe shpresë e re për ata të cilët vuajnë nga impotenca.
Xhenseni është bima e cila në mjekësinë kineze me shekuj përdoret si afrodiziak, ndërsa hulumtimi i ri tregon që xhenseni mund të zëvendësojë viagrën. Edhe pse hulumtimet e mëparshme kanë treguar që xhenseni mund të ndihmojë te impotenca, shumica e tyre janë kryer tek minjtë laboratorik, ndërsa ky është hulumtimi i parë i këtij lloji i cili është kryer në meshkuj.
Në hulumtim kanë marrë pjesë 119 meshkuj, tek të cilët janë diagnostikuar probleme me arritjen dhe mbajtjen e ereksionit. I kanë ndarë në dy grupe. Një grup çdo ditë ka marrë tabletën me esktraktin e xhensenit, ndërsa grupi tjetër ka marrë placebo.
Pas 8 javësh meshkujt të cilët kanë marrë xhensen kanë shfaqur përmirësim të vogël, por të rëndësishëm, në arritjen dhe mbajtjen e ereksionit.
Rezultatet e hulumtimiti nga shkencëtarët koreanë, të cilat janë publikuar në revistën "International Journal of Impotence Research" tregojnë që natyra fsheh të gjitha ilaçet për të gjitha problemet, pra edhe problemet me ereksionin.
Astragalus
Hulumtimet tregojnë që kjo bimë tradicionale kineze është shumë e efektshme në zvogëlimin e mundimeve dhe të kohëzgjatjes së simptomave të ftohjes dhe gripit. Astragalus stimulon krijimin e rruazave të bardha të gjakut të cilat i shkatërrojnë viruset dhe nxisin prodhimin e interferonit, substancës natyrale kundër virusit.
Megjithatë astragalusi është një bimë e vacantë për të luftuar kancerin. Hulumtuesit kinezë kanë zbuluar se ekstrakti i astragalusit ndihmon në tkurrjen e qelizave kancerogjene dhe mund të pengojë zhvillimin e mëtejshëm të metastazave.
Pra, bimët kineze mund të përdoren për eleminimin e qelizave kancerogjene dhe të reduktojnë efektet negative anësore të kimioterapisë dhe radiologjisë. Bimët përdoren në varësi të simptomave të veçanta dhe llojeve të kancerit.