Diagnostikimi i Gjuhës
Diagnostokimi i gjuhës sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze ka një histori shumë të gjatë, dhe është një nga bazat e mjekësisë kineze për diagnostikimin e sëmundjeve apo problemeve në trup. Një nga librat më të famshëm të mjekësisë kineze i shkruar në vitin 1341 shpjegon hollësisht anatominë e gjuhës. Në këtë libër theksohet se gjuha jonë mund të shfaqet në disa ngjyra, si e kuqe, e verdhë gri dhe me ngjyrë të errët. Gjitashtu në sipërfaqjen e gjuhës mund të vihen re dhe carje, dhe natyra e gjuhës mund të variojë nga e thatë, e lagësht etj.
Diagnostikimi i gjuhës i ka fillesat që nga Dinastia Shang , në fillimi të vitit 1600 para Krishtit. Që nga ajo kohë analizimi i trupit nëpërmjet gjuhës është kthyer në një praktikë të zakonshme në mesin e mjekëve kinezë.
Një akupunkturist ose herbalist i cili ka përvojë në mikrohartën e organeve që gjenden në gjuhë arrin në përfundime mbi problemet e ndryshme në organizëm.
Praktikuesi ekzaminon formën dhe ngjyrën e gjuhës. Një gjuhë e shëndetshme ka ngjyrë rozë në të kuqe.