PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Refleksologjia dhe masazhi i këmbëve në Kinë
2013-02-17 19:48:35 CRI Komenti juaj Printoni

Kinezët e kanë praktikuar artin e masazhit terapeutik të këmbëve për rreth 5,000 vjet. Libri më i vjetër që njihet në këtë fushë u shkrua 4,000 vjet më parë në Kinë, ku përshkruhen konceptet e zonave të masazhit dhe pikave të akupunkturës dhe refleksologjisë.

Masazhi që nga kohët e lashta njihet dhe është pranuar si një nga metodat për parandalimin, trajtimin dhe eleminimin e sëmundjeve të ndryshme. Masazhi në të njëjtën kohë vë në funksionim mendjen, emocionet, trupin dhe shpirtin e njeriut dhe në këtë mënyrë arrihet relaksimi i thellë i trupit, mendjes, clirimi i stresit dhe toksinave, përmirësimi i rrjedhjes së oksigjenit në organizëm si dhe përmirësimi i qarkullit të lëngjeve trupore (gjakut dhe limfës).

Teoria e Masazhit të Këmbëve në Mjekësinë Tradicionale Kineze

Filozofia e Mjekësisë Tradicionale Kineze ka të bëjë me faktin se energjia chi "rrjedh" në trup nëpërmjet kanaleve imagjinare që i quajmë meridiane, të cilat funksionojnë si kanale komunikimi brenda trupit, duke bashkëvepruar me organet e trupit. Energjia chi përbëhet nga dy forca që janë yin dhe yang, që ekuilibrojnë njëra-tjetrën për ta mbajtur trupin të shëndetshëm. Nëse këto dy forca tek një person cekuilibrohen, lëvizja e energjisë chi përmes meridianëve mund të bllokohet, duke cuar në sëmundje, dhimbje ose forma të tjera mosfunksionimi. Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze një praktikues mund të zhbllokojë energjinë chi dhe të rikthejë ekuilibrin në trup duke vepruar mbi sipërfaqjen e zonave në lëkurë në pikat e akupunkturës. Këmbët përmbajnë shumë prej këtyre pikave të akupunkturës ose në pikat e reflekseve të këmbëve, duke mundësuar që energjia të rrjedhë lirshëm në cdo pjesë të trupit, përfshi trurin.

Refleksologjia është një art i vjetër kurativ i cili bazohet në parimet e reflekseve të duarve dhe këmbëve të cilat korrespodojnë me çdo pjesë, organ dhe gjendër në trup. Mënyra sesi praktikohet është duke aplikuar dhe ushtruar presion me gishtin e madh të dorës në pjesën e poshtme të këmbës. Duke përdorur metoda teknike rezultati është reduktim stresi, i cili jep efekte pozitive si:

- Largon dhe redukton stresin dhe tensioni.

- Përmirëson fleksibilitetin e duarve dhe të këmbëve

- Rikthen vitalitetin

- Ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve

- Stimulon te gjitha sistemet e trupit

- Ndihmon në problemet e duarve dhe këmbëve

- Eleminon toksinat nga ndryshimet e jetesës

- Krijon një lidhje midis trupit-zemrës-mëndjes

Kërkimet në fushën e refleksologjisë nga Mjekësia Perëndimore

Mjekët në perëndim tregohen skeptikë për energjinë chi dhe meridianët. Megjithatë ata kanë bërë disa kërkime lidhur me praktikën e akupunkturës, nga ku kanë dalë në përfundim se kjo metodë ka efekte të mëdha në mënyrën se si funksionon truri. Akupunktura e arrin këtë duke vepruar fillimisht në sistemin nervor, por gjithashtu ka rezultuar se aktivizon gjendrën e hipofizës, duke bërë që disa prej hormoneve të saj të stimulojnë gjendrat e tjera endokrine.

Studimi i mjekëve të huaj ka dalë në përfundim se masazhimi i gishtit të madh të këmbës bën që truri ynë të funksionojë më mirë. Sipas refleksologjisë, këmba përmban shumë pika refleksive që korrespondojnë me të gjitha pjesët e trupit, gjendër apo organ. Në fakt, refleksologët gjejnë një hartë të të gjitha organeve të trupit të vendosura në shputën e këmbës.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China