Mjekësia Tradicionale Kineze ka shërbyer si kura kryesore dhe ndoshta më efektivja në kurimin e një spektri të gjerë sëmundjesh në Kinë. Në ndryshim nga mjekësia perëndimore, e cila përqëndrohet në "sulmimin" e viruseve apo bakterieve të veçanta, mjekësia tradicionale kineze trajton trupin e njeriut si një të tërë dhe i kuron sëmundjet me anë të kombinimit të barnave ose mjeteve të tjera natyrale. Kjo gjë e ka bërë tejet të vështirë kuptimin e mjekësisë tradicionale kineze nga perëndimi. Megjithatë, kërkimet për mjekësinë tradicionale kineze janë shtuar si në Azi ashtu edhe përtej saj, sot mjekësia tradicionale kineze ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve nga e mbarë bota. Për shembull, Australia është bërë kohët e fundit vendi i parë i cili e ka futur mjekësinë kineze në shumë programe të saj.
Për këtë ne folëm me profesor Alan Bensoussan, shefi i Qendrës për Kërkime Mjekësore pranë Universitetit të Sidnejit Perëndimor si dhe me Tang Minke, profesor pranë Universitetit të Pekinit për Mjekësi Kineze.
Profesori Alan Bensoussan flet për pikëpamjet e tij lidhur me Mjekësinë Tradicionale Kineze.
"Mendoj se nga njëra anë ne po afrohemi shumë me mjekësinë tradicionale kineze, mendoj se ka shumë interes për këtë mjekësi dhe po pranohet gjithnjë e më shumë nga perëndimi, por ekzistojnë disa sfida për kuptimin e saktë të kësaj mjekësie nga perëndimi. Mendoj se kjo vjen si pasojë e teorive të ndryshme mjekësore që trajtojnë ato dhe për filozofinë e mjeksësisë kineze në mënyrën se si funksionon trupi i njeriut. Gjithashtu një tjetër sfidë për ne qëndron tek gjuha pra tek përshkrimi i barnave si dhe të disa metodave si akupunktura apo dhe barnat të cilat ekzistojnë shumë bimë që duhen përgatitur së bashku, kompleksiteti i farmaceutikës kineze është tepër i vështirë për t'u kuptuar nga perëndimi. Megjithatë ne po përpiqemi dhe po punojmë shumë për të kuptuar se si funksionojnë këto barna dhe me thënë të drejtën nuk ështe e lehtë, pasi sic e përmenda teoritë janë të ndryshme, pikëpamjet që ka perëndimi për sëmundjet ndryshojnë nga pikëpamjet e mjekësisë kineze.
Ai gjithashtu flet për arsyet pse gjithnjë e më shumë të huaj po drejtohen drejt mjekësisë alternative.
"Ka pacientë të cilët janë lodhur nga mjekësia perëndimore, nuk kanë patur rezultat prej saj dhe janë drejtuar drejt një klinike kineze. Një mjek kinez e shikon pacientin, analizon dhe përdor teori të ndryshme për të dale në përfundimin se nga është prejardhja e problemit tek ky pacient, pse po vuan këto simptoma dhe për pacientin një mënyrë e ndryshme trajtimi është një shpresë për një shëndet më të mire ndoshta"
Doktori Alan Bensoussan është i mendimit se në shumë raste mjekësia tradicionale kineze funksionon më mirë se ajo perëndimore.
"Kjo është ajo që ne po besojmë kohët e fundit, formulimi i barnave bimore kineze, përzierja e një grupi barnash së bashku, punon në trajtimin e problemeve të ndryshme në trup dhe ne tashmë e kuptojmë se në sëmundjet kronike ndikojë shumë faktorë si dhe koha. Duke patur një formulë, pra një grup barnash të përgatitur në një të vetme kjo është magjike, pasi ato ndryshojnë fiziologjinë e pacientit. Gjithashtu edhe akupunktura, në të vërtetë nëse e përdor njëherë nuk ka ndonjë ndryshim të madh në trupin e njeriut, por gjatë përdorimit të rregullt të saj ne kemi vënë re që trupi i pacientët ka pësuar ndryshime pozitive dhe vetë pacienti është ndjerë më i cliruar. Për mua të dyja si mjekimi me barna ashtu dhe akupunktura mund të jenë metodat më të mira për trajtimin afatgjatë të një problem në trup."
Po c'mendim ka Tang Minke, profesor pranë Universitetit të Pekinit për Mjekësinë Kineze
"Mjekësia Tradicionale Kineze dhe ajo perëndimore përdorin teori të ndryshme dhe kjo e bën të vështirë kuptimin e njëra-tjetrës. Mjekësia kineze fokusohet tek trupi, ndërsa mjekësia perëndimore fokusohet tek sëmundja. Megjithëse nuk është e lehtë, mendoj se është ide e mirë integrimi i dy mjekësive me njëra-tjetrën. Megjithatë mjekësia kineze ka disa avantazhe në krahasim me atë perëndimore pasi në mjekësinë kineze efektet anësore janë shumë të pakta. Gjithashtu mendoj se për disa sëmundje specifike kronike si diabeti, artritet etj, mjekësia kineze është më efikase se ajo perëndimore"
Megjithatë mjekësia tradicionale kineze po pranohet edhe në shumë vende të tjera të perëndimit. Gjermania është një tjetër vend ku numri i pacientëve që preferojnë trajtimin me mjekësinë kineze është në rritje drastike。 Në një klinikë në Essen, në perëndim të Gjermanisë, numri i pacientëve që kurohen me mjekësinë kineze është rritur ndjeshëm.
"Nuk e kasha menduar që do të kishte një kërkesë kaq të lartë për mjekësinë kineze përpara se të vija në Gjermani ", shprehet Jiang Feizhou, njëri prej mjekëve kinezë i cili merr pjesë në projektet kërkimore pranë Universitetit Duisburg- Essen.