Qëllimi i kësaj klinike është fokusimi tek mjekësia tradicionale kineze dhe zhvillimi i saj në këtë zonë, shprehet Prof. Beitz.
Dr. Jiang dhe kolegu i tij Wang Enping, të cilët kanë ardhur nga dy universitetet e njohura për mjekësinë tradicionale kineze, Universitet në Wuhan dhe Hangzhou, trajtojnë afro 100 pacientë cdo javë.
Mjekët në Gjermani përballen me pacientë të cilët vuajnë nga një sërë sëmundjesh si alergjitë, problemet gjinekologjike dhe probleme të tjera si pagjumësia dhe depresioni.
Moti i ftohtë dhe me lagështirë në Gjermani ndikon në shtimin e dhimbjeve të kockave, dhimbje koke dhe depresion në dimër, por nga ana tjetër në pranverë si pasojë e polenit të luleve, më shumë pacientë vijnë për kurimin e alergjive. Jiang, një mjek me eksperiencë, ka kuruar shumë pacientë gjatë qëndrimit të tij dyvjecar në Gjermani, por ajo që i ka bërë më shumë përshtypje atij është fakti që pacientët me probleme të mëdha me shikimin dhe sytë mund të arrinin të dallonin fytyrat e ndryshme pas 20 seancash trajtimi me akupunkturë.
Shtretërit në këtë klinikë janë gjithnjë të zënë, pasi numri i pacientëve që vijnë këtu për të trajtuar sëmundjet që mjekësia perëndimore nuk i trajton dot është gjithnjë në rritje.
Mjekësia Tradicionale Kineze është përhapur aq shumë në Gjermani sa nga një sondazh i kryer kohët e findit në Allensbach, tregohet se mbi 50 për qind e pacientëve në Gjermani kërkojnë të trajtohen me kombinimin e mjekësisë perëndimore me atë kineze.
"Këto rezultate tregojnë se numri i pacientëve, të cilët janë trajtuar me MTK-në kanë mbetur të kënaqur," u shpreh Prof. Gustav J. Dobos.
Në bashkëpunim me Universitetin e Shangait për Mjekësi Tradicionale Kineze, studentët nga Universiteti Duisburg-Essen kanë mundësinë të marrin një eksperiencë njëmujore atje. Studentët kinezë nga Shangai mund të marrin pjesë gjithashtu në kërkime të ndryshme dhe programe doktorature në Essen.
Akupunktura, mjeshtëria kineze e shërimit dhe shlodhjes nëpërmjet shpimit me gjilpëra po bëhet përditë e më shumë tendenca e banorëve nga e mbarë bota.
Një majë e hollë gjilpëre në dorën e mjeshtrit kinez bëhet gati. Pas tre sekondash, kur mjeshtri ka në duart e tij katër gjilpëra fillon puna. Së pari, mjeshtri gjen pikat e dobëta mbi shpatullat e një 65-vjeçari. Gjilpërat, 6 centimetër të gjata, futen nën lëkurën e pacientit që i nënshtrohet trajtimit, por mjeshtri kinez kujdeset që t'i pjerrtësojë.
Klienti, i sëmurë me spondiliatrozë, thotë se ky lloj trajtimi e ka përmirësuar dukshëm.
"Më kanë bërë shumë mirë. E ndjej veten më mirë pas kësaj terapie e cila nuk është edhe aq e frikshme sa duket. Gjilpërat janë shumë të vogla, sa një fije floku dhe nuk futen pingul, por pjerrtas. Fillimisht nuk ndjen gjë sepse doktori i ngul shumë shpejt gjilpërat, sa nuk e kupton nëse i ke në trup apo jo"
Ai shton se ka nisur të ndjehet mirë.
"Ndjehem mirë, sikur diçka negative po më çlirohet nga trupi"
Pasi doktor Junmin ia heq gjilpërat e ngulura, pas disa minutash, klienti buzëqesh dhe të tregon disa njolla të vogla në ngjyrë të kuqe, shenjë e mbetur nga "sulmi kurues".
"Ja, pasi hiqen gjilpërat fillon të ndihesh pak keq, sepse dhimbjen tani mund ta ndjesh. Por nuk është ndonjë dhimbje e madhe"
Klienti i doktorit Junmin është një nga klientët e shpeshtë të tij. Gjatë një viti mjeshtri kinez, i cili e ka përvetësuar këtë profesion në një shkollë të posaçme në Kinë, ka trajtuar me akupunturë rreth 1000 persona.
"Këta persona kryesisht kanë probleme dhe dhimbje fizike, por edhe shumë të tjerë e kanë bërë këtë terapi thjesht për t'u shlodhur", -thotë doktori kinez Wu Junmin.
Mjeshtri thekson se grupmoshat që e kanë kryer këtë terapi janë të ndryshme.
"Grupmoshat që bëjnë akupunturë nisin nga 20 vjeç deri në 60 vjeç, por më të shpeshtët janë ata të moshës 30 deri në 35 vjeç", vijon të tregojë doktori kinez.
Por doktor Junmin tregon se në shumë raste akupunktura është realizuar për të forcuar sistemin imunitar të personave që dëshirojnë.
"Kam patur raste kur persona të ndryshëm kanë dashur të bëjnë akupunturë për shlodhje dhe për forcimin e sistemit imunitar. Pastaj akupunktura është ndërthurur edhe me masazhe"
Mjeshtri Junmin shton se gjilpërat janë të gjitha të përbëra nga metali kundër infeksioneve. Megjithatë kur e pyet doktor Junminin nëse kjo lloj terapie ka lidhje me besimin apo me ndonjë efekt psikologjik që mund të kenë klientët e tij se janë shëruar, pasi kryejnë akupunturën, ai të përgjigjet se kjo është një metodë terapeutike që nuk ka të bëjë fare me besimin dhe me efektet psikologjike pas kryerjes së saj.
më, nëse jo, vazhdohet edhe me ditët e tjera",- shpjegon doktori.
Sipas kësaj terapie, trupi i njeriut përbëhet nga 361 pika të dobëta, në të cilat ndërhyhet për të rregulluar qarkullimin e gjakut dhe për të hequr dhimbjet.
"Në të gjithë trupin, në 361 pika të dobëta mund të bëhet shpimi me gjilpëra, por ka edhe më shumë pika të dobëta. Këto të tjerat quhen pjesa e qarkullimit të gjakut, edhe këtu mund të përdoret akupunktura, e cila liron dhimbjen, hap kanalet e gjakut, i cili nis të qarkullojë lirshëm".
Ndërsa me vija në ngjyrë të kuqe mund të shohësh fare qartë kanalet ku qarkullon gjaku. Por ajo që duhet patur kujdes në këto raste është se shpimi nuk mund të bëhet nga kushdo, edhe pse mund t'i mësojë këto pika të dobëta. Duket se përvoja në këtë rast është me të vërtetë e rëndësishme. Sepse siç thotë doktor Junmin, përveç trashëgimisë gjenetike, marrë nga prindërit e tij kinezë, duhet edhe një kohë e gjatë sprovimesh për të zotëruar në mënyrën më të pagabueshme këtë pjesë të kulturës mjekësore kineze.
Akupunktura ndihmon personat me tumore
Sipas agjencisë së lajmeve "Reuters", akupunktura dhe masazhi, të dyja të kombinuara mund të ndihmojnë në uljen e dhimbjes dhe simptomave të depresionit, pas ndërhyrjes kirurgjikale tek personat që janë prekur nga kanceri. Në një studim të kryer tek 138 persona, të cilët kishin kryer ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e tumoreve, rezultoi se akupunktura dhe masazhet kishin lehtësuar dhimbjet e pacientëve. "Ne mund të themi që përfundimisht akupunktura dhe masazhet ndihmojnë shumë", -tha Dr.Wolf Mehling, Asistent Profesor i familjeve dhe komunitetit mjekësor në Universitetin e Kalifornisë, San Francisco.
Mjeshtëria kineze e akupunturës
Akupunktura është pjesë e traditës kineze. Kjo është një nga mënyrat tradicionale më specifike të trashëguara nga e kaluara e popullit kinez. Kjo lloj terapie ka një dallim rrënjësor, krahasuar me trajtimin e zakonshëm me medikamente. Trajtimi me medikamente vërtet ka rezultat, por shoqërohet me efekte anësore, kurse akupunktura jo vetëm që nuk shoqërohet me efekte anësore por njëkohësisht nuk shoqërohet as me helmime të trupit. Sipas mjeshtërisë kineze të akupunturës, organizmi i njeriut përbëhet nga kanalet, enët e gjakut si dhe nga disa pika, që cilësohen si pika të dobëta. Pikërisht nëse në këto pika të dobëta do të shfaqen dhimbje të çfarëdolloj natyre, nëpërmjet akupunturës në këto pika, hapen kanalet që gjaku të qarkullojë lirshëm. Në këtë mënyrë trupi lehtësohet nga dhimbjet. Akupunktura në këtë mënyrë luan rolin e rregullatorit në organizëm duke ekuilibruar trupin.