PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ndërthurja e Mjekësisë Tradicionale Kineze me atë perëndimore
2013-01-04 18:24:49 CRI Komenti juaj Printoni

Dr Ana Zikic na shpjegon se madje edhe një gjë e vogël sic është dhimbja e kokës trajtohet ndryshe në mjekësinë kineze nga ajo perëndimore.

"Ne mjekësinë perëndimore, dhimbja e kokës është dhimbje koke, pra është dhimbje. Në mjekësinë tradicionale kineze mjekët gjithnjë do t'ju pyesin, 'Cfarë lloj dhimbje keni? Eshtë e fortë, pickuese, pulsuese etj, në cilën zonë të kokës është dhimbja? Eshtë prapa kokës, përpara, në ballë, në cfarë kohe të ditës ju shfaqet dhimbja? Keni dhimbje vetëm gjatë natës, apo gjatë ditës,ndoshta pas buke ? Ose a ka lidhje me emocionet? Për shembull, a ndjeni shumë zemrërim, gëzim etj etj?' Pra, ka shumë pyetje në mjekësinë kineze të cilat nuk përdoren nga perëndimi pasi për këtë të fundit dhimbja është dhimbje."

Zikic beson se mund t'i ndihmojë pacientët e saj me filozofinë e të dyja mjekësive. Ajo cmon gjithashtu integrimin e mjekësisë tradicionale kineze në jetën e përditshme.

"Gjithashtu, në mjekësinë kineze, aspektet më të rëndësishme janë ngrënia dhe ushtrimi. Ushqimi konsiderohet si i rëndësishëm pasi ju i këshilloni pacientët cfarë duhet të hanë dhe cfare jo në përputhje me problemet e tyre shëndetësore ose dhe si duhet të ushqehen gjatë stinëve të ndryshme të vitit."

Ajo theksoi se stina e pranverës konsiderohet kohë shumë e rëndësishme për mëlcinë, kështu që këshillohet të hamë perime te gjelbërta si sallatë, spinaq etj, dhe sidomos qepë të njoma.

Dr Lan është specialist sin ë mjekësinë kineze ashtu edhe në atë perëndimore. Në fakt ai beson se këto dy mjekësi mund të plotosojnë shumë mirë njëra-tjetrën.

"Për shembull, unë jam një kirurg ortoped. Ka një pyetje lidhur me hernien diskale, nga puna ime, rreth 80% e këtij problem nuk kërkon operim; pacientët mund t'ja dalin mbanë. Sigurisht që operacioni është i nevojshëm në disa raste, por përpara operimit ju mund të provoni shumë metoda të tjera. Gjithashtu edhe pas operimit, ju mund ta shëroni trupin dhe të rifitoni ekuilibrin. Për mua, ajo që mund të quhet si një metodë e mirë është diagnostikimi dhe përpjekja për ta trajtuar, me mjekësinë perëndimore apo atë kineze. Megjitatë eksperienca ka treguar se ndërthurja e të dyjave mund të sjellë rezultate domethënëse."

Pra, ndoshta problemi nuk qëndron tek zgjedhja e njërës apo tjetrës. Dr Lan thekson se ndoshta kjo ka të bëjë me kombinimin e fuqive pozitive të të dyja mjekësive dhe më të mirave të tyre.

Një i ri nga Kameruni, Chia Fuhzah Njiti, i cili ka udhëtuar mijëra milje për të ardhur në Kinë për praktikimin e mjekësisë tradicionale kineze.

Njiti trajton disa fëmijë të cilët vuajnë nga një lloj paralize. Ai i trajton ata me akupunkturë, një metodë e njohur në mjekësinë tradicionale kineze. Prindërit e fëmijëve gjithnjë janë në ankth për këtë trajtim.

Njiti ka nisur të studiojë rreth mjekësisë kineze përpara se të vinte në Kinë.

"Nisa të kisha interes për terapitë natyrale, gjatë kohës së studimeve në Kamerun. Mendoj se mjekësia kineze, vecanërisht akupunktura,është me të vërtetë një terapi e mirë natyrale, pasi mund të trajtojë shumë probleme të shëndetit pa efekte anësore. Por, nuk ështe e lehtë për të huajt që të marrin thelbin e kësaj tradite dhe filozofie. Më është dashur shumë kohë që të kuptoja shumë gjëra, megjithëse unë asnjëherë nuk do të dorëzohem."

Pas qëndrimit në Pekin, Njiti udhëtoi për në provincën Shanxi për të vazhduar studimet. Kohën e lirë ai e kalon zakonisht duke i ofruar fëmijëve trajtime falas. Por, a kanë besim këta fëmijë tek ky doktor?.

"Në fillim, fëmijët nuk pranonin të trajtoheshin nga ai. Ata qanin pasi ishin të frikësuar nga ai por me vonë cdo gjë ndryshoi."

"Njiti e nis trajtimin me masazh, kështu që fëmijët të ndjehen të relaksuar. Herën e dytë vetë fëmijët i kërkuan atij t'u bënte masazh. Tani fëmijët mbajnë radhë për t'u trajtuar nga ai, kështu që mjekut nga Kameruni i duhet të punojë pas orarit të punës."

Ai shprehet se i do shumë fëmijët dhe se përpiqet që t'i trajtojë ata sa më mirë të jetë e mundur."

Njiti e konsideron Kinën si shtëpinë e tij të dytë dhe shpreson që të qëndrojë këtu sa më gjatë për t'u bërë një ekspert i mjekësisë tradicionale kineze.


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China