PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ndërthurja e Mjekësisë Tradicionale Kineze me atë perëndimore
2013-01-04 18:24:49 CRI Komenti juaj Printoni

Mjekja Ana Zikic është praktikuese e përgjithshme e mjekësisë perëndimore dhe ështe nga Beogradi. Ajo ishte e interesuar për një mënyrë te re mjekimi, kështu që erdhi në Kinë 4 vjet më parë p;ër të studiuar mjekësinë tradicionale kineze. Ai u shpreh se disa njerëz jo gjithmonë arrijnë të kuptojnë këtë metodë.

"Ndoshta në momentin e parë që ato përdorin gjilpërat, nuk e kanë të qartë se si ka mundësi që një gjilpërë (pa marrë mjekim me medikamente),mund t'i ndihmojë ata. Ose, ata kanë probleme me tretjen, ose dhimbje koke, si ka mundësi që disa pika të cilat janë tek këmbët apo larg problemit të tyre mund t'i ndihmojë. Por ky është i gjithë koncepti i mjekësisë kineze. Ata trajtojnë pjesët e vogla që mund të ndikojnë në mbarë trupin."

Një aspekt tjetër që i bën skeptikë të huajt është që trajtimi kërkon pak kohë të gjatë, shpjegon Dr Lan Jirui nga Pekini. Dr Lan praktikon mjekësinë tradicionale kineze, megjithëse më parë ishte kirurg i trajnuar me mjekësinë perëndimore. Ai sheh që shumë të huaj shkojnë në klinikën e tij private Yifang Clinic dhe përdorin trajtime nga të dyja llojet e mjekësive për të përmirësuar shëndetin e pacientëve.

"Kjo do të thotë që duhet me të vertetë durim. Kjo ndryshon pasi është e ndryshme nga mjekësia perëndimore, ndoshta sepse pacienti shkon tek mjeku dhe i thotë 'Doktor ndjej dhimbje, ju lutem më ndihmoni.'Sigurisht që mund të merrni një qetësues, por në mjekësinë tradicionale kineze detyra jonë si mjekë është të gjejmë shkakun për këtë dhimbje dhe atëherë mund ta zgjidhim problemin."

Kjo pasi nuk ka të bëjë me trajtimin e problemit, Dr Lan shton se parandalimi i problemit ka më rëndësi në filozofinë kineze.

"Parandalimi nuk do të thotë që s'po përpiqemi. Në fakt ky është hapi i parë për të qenë të shëdetshëm. Në mjekësinë perëndimore zakonisht trajtimi i besohet mjekut, kështu që e gjithë përgjegjësia bie mbi mjekët. Por, sipas opinionit kinez, është një gjë e ndryshme pasi të dy si pacienti ashtu dhe mjeku duhet të punojnë së bashku."Kur ju përgatisni një program trajtimi, ju e bëni bashkarisht".

Dr Lan shton se trupi ynë ka aftësinë për t'u shëruar vetvetiu dhe kjo është një arsye që qëndron pas sëmundjes. Ai shpjegon se keqkuptimi kryesor në mjekësinë kineze është se njerëzit presin që shërimi të vijë si me magji apo si një mrekulli. Në fakt mjekësia kineze është thjesht një mjekësi që punon në një mënyrë ndryshe.

Po sa e ndryshme është Mjekësia Tradicionale Kineze?

Jeta moderne dhe urbanizimi me ritmet e shpejta dhe orët e zgjatura në punë vetëm sa mund të na lodhin dhe të kenë efekte në shëndetin tonë. Shumë njerëz sot në botë kanë një raft të tërë të mbushur me aspirina, analgjezikë dhe ilace për gjumë.

Zakonisht njerëzit në botë u drejtohen mjekësisë kineze për t'u larguar nga këto medikamente, që kanë efekte të shumta anësore. Në vizionin e tyre ata e imagjinojnë mjekësinë kineze me shumë gjilpëra në kurriz me cajra e ilace misterioze. Por cfarë qëndron prapa filozofisë së mjekësisë tradicionale kineze dhe sa e ndryshme ështe ajo nga mjekësia perëndimore. Si e shohin të huajt këtë gjë?

Dr Lan Jirui na shpjegon se mjekësia tradicionale i trajton ndryshe problemet në krahasim nga mjekësia perëndimore.

Mjekësia tradicionale kineze nuk fokusohet vetëm tek simptomat e pacientit.

"Pikë së pari, mjeksësia kineze beson se ne kemi aftësi të vetëshërohemi. Për shembull,nëse një nerv ështe bllokuar, ne ndjejme dhimbje, kështu që duhet të hapim kanalin e nervave. Duhet të gjejmë shkakun e duhur, dhe më pas ne mund të zgjidhim problemin. Gjatë gjithë jetës ka cekuilibër; ne duhet të ndryshojmë mënyrën e të jetuarit ose të ndryshojmë dicka. Dhe sigurisht, përgjegjësia për t'u shëruar bie mbi ju."

Lan theksoi se ekuilibri në jetën e përditshme ështe thelbësor. Cekuilibri mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh si dieta jo e shëndetshme, aktiviteti i ulët fizik ose dhe problemet me gjumin.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China