Ndotja në mjediset e brendshme
Fakte
Rreth 3 miliardë njerëz sot në botë gatuajnë dhe ngrohen me sobë gazi, druri dhe disa përdorin edhe qymyr.
Afro 2 milionë persona vdesin parakohe nga sëmundje, të cilat shkaktohen nga ndotësit në ambjentet e brendshme.
Afro 50% e vdekjeve tek fëmijët nën moshën 5-vjecare me pneumoni vjen si pasojë e gazrave ndotës në ambjentet e brëndshme.
Mbi 1 milion njerëz humbin jetën cdo vit si pasojë ë sëmundjeve kronike te aparatit te frymëmarrjes, shkaktuar nga ndotja në ambjentet e brendshme
Si femrat ashtu edhe meshkujt të ekspozuar ndaj tymrave në ambjente të brendshme janë te rrezikuar 2-3 herë më shumë të preken nga sëmundjet e mushkrive
Në botë, 13 milion raste të vdekjeve mund të parandalohen duke patur çdo vit mjedise të shëndetshme.
Tek fëmijët nën moshën pesë vjeç, një e treta e të gjithë sëmundjeve shkaktohet nga faktorë të tillë si : konsumi i ujit jo higjienikisht i pastër dhe ndotja e ajrit.
Çdo vit, jeta e katër milion fëmijëve nën moshën 5 vjec – kryesisht në vendet në zhvillim – mund të ruhet me anë të parandalimit të rreziqeve mjedisore të tilla si uji i pasigurt dhe ajrit i ndotur.
Në vendet në zhvillim, sëmundjet kryesore të shkaktuara nga ndotja e mjedisit janë sëmundjet diarreike,infeksionet respiratore, malarja.
Mirëmenaxhimi i mjedisit mund të parandalojë 40% të vdekjeve nga malaria, 41% të vdekjeve nga infeksionet respiratore, dhe 94% të vdekjeve nga sëmundjet diarreike.
Sipas raportit botëror të shëndetit nga 102 kategoritë e sëmundjeve dhe lëndimeve të shënuara, 85 janë nga faktorët mjedisore.
Pjesa më e madhe e vdekjeve, sëmundjeve dhe paaftësive mund të parandalohen duke ndërhyrë dhe synuar në promovimin mjediseve të sigurt si: mbajtja e higjienës, përdorimi i pastër dhe i sigurtë i karburanteve, etj.
Ndërhyrje të tjera që mund të përfshijnë shëndetin mjedisor janë: rritja e sigurisë së ndërtesave, përdorimi i kujdesshëm dhe menaxhimi i substancave toksike në shtëpi dhe në vendin e punës; mirëmenaxhimi i burimeve të ujit.
Tirana e ndotur mbi normalen, shkaqet të papërcaktuara
Në vitin 2010 u inaugurua laboratori i pajisjeve të monitorimit të ajrit pranë Institutit të Shëndetit Publik.
Ndotja e ajrit në kryeqytet nga grimcat e pluhurit rezulton dy deri tri herë më e lartë se parametrat e Bashkimit Europian.
Eksperti i OBSH-së për ajrin në Tiranë tregon se edhe me aparaturat e reja të sapoinstaluara në dy pika kryesore, Tirana ka ndotje shumë më tepër se parametrat e lejuara.
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë tejkalon me 20-30% limitet e përcaktuara nga vendet e Bashkimit Europian. Nga monitorimi i arritur nëpërmjet aparaturave të posaçme pranë ISHP-së dhe poliklinikës qendrore në kryeqytet, rezulton se ndotja vjen kryesisht nga djegiet e ndryshme, të cilat shkaktojnë edhe një sërë sëmundjesh dhe në uljen e jetëgjatësisë së kryeqytetasve.
OBSH-ja me fonde të qeverisë gjermane ka mundësuar vendosjen e dy aparaturave të sofistikuara për monitorimin e ajrit. Në inaugurimin e laboratorit të aparateve monitoruese të nivelit të ndotjes në kryeqytet ishin të pranishëm edhe ambasadori i Gjermanisë Borchard dhe ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.
"Rezultatet e deritanishme tregojnë 20% deri në 30% më shumë se limitet e BE-së. Megjithatë kërkohet një monitorim më i zgjatur në kohë, në mënyrë që të përcaktojmë burimet e kësaj ndotjeje dhe tendencat se si shkon kjo ndotje. Ndotësit më problematikë janë grimcat e vogla në ajër, të cilat shkaktohen nga djegiet e ndryshme dhe pluhuri. Si Organizatë Botërore e Shëndetësisë jemi të shqetësuar për këto grimca, të cilat ndikojnë në rëndimin e sëmundjeve të zemrës, qarkullimin e gjakut dhe uljen e jetëgjatësisë së njerëzve", u shpreh eksperti i OBSH-së për ajrin, doktor Michal Krzyzanowski.
Ajri në Tiranë, përmirësohet cilësia e PM2.5 dhe PM10
Vlerat e grimcave të imëta në ajër, PM2.5dhe PM10, në Tiranë për vitin 2012 janë ulur me 30 %, ç'ka nënkupton më pak sëmundje alergjike, onkogjene dhe kardiovaskulare. Kështu u shpreh në një konferencë për shtyp në Ditën Botërore të Mjedisit, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Vasili tha se rezultatet e arritura në Tiranë vijnë përmes një reforme të ndërmarrë në rikonceptimin e trafikut urban në kushtet më të mira të ndërtimeve, të cilat së bashku realizojnë arritje.
"Nga rezultatet e perftuar për cilësinë e ajrit në qendër të Tiranës nga 15 nëntori i vitit të kaluar e në vazhdim vërehet ulje e sigurtë e nivelit të përmbajtjes së grimcave të imta PM10 e PM2.5 në masën rreth 30 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo nga që për herë të parë një plan veprimi për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Tiranë u shoqërua me nderhyrje praktike të pushtetit vendor për rregullimin e rrjedhës së trafikut dhe me pastrimin më të mirë të rrugëve të qytetit", tha Vasili.