PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Cilësia e ajrit dhe shëndeti
2012-12-28 18:33:01 CRI Komenti juaj Printoni

Ozoni (O3)

Ozoni është një gaz, i cili përbëhet nga tri atome oksigjen (O3). Ai nuk çlirohet në mënyrë të drejtpërdrejtë në ajër, por krijohet nga reaksioni kimik mes oksideve të azotit (NOx) dhe lëndëve organike të avullueshme, të cilat ndodhen në dritën e diellit. Ozoni ka të njëjtën strukturë, si ai që ndodhet me km mbi tokë apo kur është afër sipërfaqes së tokës. Pra, cilësitë e tij të "mira" apo të "këqija" varen nga vendndodhja e tij në atmosferë. Ozoni i "mirë" ndodhet në mënyrë natyrale në stratosferë, rreth 10 deri në 30 milje mbi sipërfaqen e tokës dhe krijon një shtresë, e cila na mbron nga rrezet e dëmshme të diellit. Ndërsa prania e ozonit pranë sipërfaqes së tokës konsiderohet e "keqe".

Lëndët që çlirohen nga automjetet, çlirimet industriale, benzina e avullueshme dhe tretësit kimik, ashtu si dhe burimet natyrale, çlirojnë NOx dhe LOA (lëndë organike të avullueshme), ndihmojnë në formimin e ozonit. Drita e diellit dhe moti i nxehtë krijojnë më afër sipërfaqes së tokës përqendrime të dëmshme të ozonit. Kjo njihet si një ndotës ajri në kohën e verës. Pra, nivelet më të larta të ozonit formohen gjatë kohës së verës, motit të nxehtë e të thatë. Shumë zona urbane priren drejt niveleve të larta të ozonit të "keq", por edhe zonat rurale janë subjekt i këtij fenomeni, sepse era transporton ozonin dhe ndotësit e tjerë me qindra kilometra larg burimit ku janë krijuar fillimisht, duke krijuar kështu zona të gjera të ndotura.

Problemet shëndetësore

Ozoni mund të irritojë rrugët e frymëmarrjes. Simptoma të tjera përfshijnë teshtima, kollë, dhembje gjatë frymëmarrjes së thellë dhe vështirësi në frymëmarrje gjatë aktiviteteve jashtë shtëpisë. Njerëzit me probleme të mushkërive janë më të ndjeshëm, por, nëse ozoni është në nivele të larta, preken edhe njerëzit e shëndetshëm që bëjnë aktivitet jashtë shtëpisë.

Ekspozimi i përsëritur me ozon për disa muaj mund të shkaktojë dëmtime të mushkërive. Çdokush që qëndron në verë jashtë shtëpisë është në risk, sidomos fëmijët dhe njerëzit që kanë shumë aktivitet në ambientet e jashtme.

Edhe në nivele të ulëta, ozoni afër sipërfaqes së tokës shkakton një sërë problemesh në mushkëri, duke përfshirë këtu përkeqësimin e astmës, uljen e kapacitetit të mushkërive dhe rrit ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve të mushkërive, si: pneumonia dhe bronkiti.

Të dhënat mbi NO2 dhe SO2

Dioksidi i Azotit (NO2) dhe Dioksidi i Squfurit (SO2) janë pjesë përbërëse e smogut dhe shkaktarë të shirave acide. Ata krijohen nga djegia e qymyrit, naftës dhe derivatëve të saj. Secili prej tyre depërton shumë lehtë në organizmin e njeriut dhe mund të shkaktojnë sëmundje të mushkrive, të rrisin mundësinë e marrjes së viruseve si dhe irritime të syve apo lëkurës. Në ndërveprim me diellin dhe ujin në atmosferë, këto dy gazra shndërrohen në acide, të cilat bien në tokë në formën e shiut acid apo borës.

Efektet në shëndet

Studimet mbi epidemitë kanë treguar se simptomat e bronkitit tek fëmijët azmatikë shtohen në praninë e NO2.

Oksidet e azotit NOx

Është një term i përgjithshëm për një grup gazesh me reaktivitet të lartë, ku secili prej tyre përmban nga një atom azot dhe një atom oksigjen në sasi të variueshme. Shumica prej oksideve të azotit janë pa ngjyrë dhe pa erë. Megjithatë, një nga oksidet e azotit, më të zakonshmit, dioksidi i azotit (NO2.) që ndodhet në ajër përmes aerozolëve, shpesh shikohet si një shtresë kafe në të kuqe mbi shumicën e zonave urbane. Oksidet e azotit formohen kur lëndët e djegshme digjen në temperaturë të lartë. Burimi kryesor njerëzor për NO2 janë motorët e automjeteve, mjetet elektrike dhe nga burime të tjera industriale, tregtare që përdorin lëndë djegëse.

NO2. mund të formohet edhe në mënyrë natyrale. NOx, ashtu si dhe mjaft ndotës të tjerë të ajrit, mund të transportohen në distanca të largëta, duke bërë që problemet që shkaktohen nga NOx të mos kufizohen vetëm në zonat ku prodhohen, prandaj duhet të merren masa në baza rajonale, jo vetëm në burimin e formimit.

NO2. shkakton një varg të madh efektesh në shëndet dhe në mjedis, pasi ka shumë përbërje dhe derivate në familjen e oksideve të azotit, duke përfshirë kështu dioksidin e azotit, acidin nitrik, oksidin nitros, nitratet dhe oksidin nitrik.

Formimi i shtresës së ozonit afër sipërfaqes së tokës (smogu)

Formohet kur NOx dhe lëndët organikë të avullueshme (LOA) ndërveprojnë nën praninë e rrezeve të diellit. Fëmijët, njerëzit me sëmundje të mushkërive dhe ata që punojnë në ambientet e jashtme janë më të ndjeshmit ndaj efekteve anësore, si dëmtim i indit të mushkërisë apo ulja e funksionit të tyre. Ozoni mund të transportohet nëpërmjet rrymave të ajrit dhe të shkaktojë efekte edhe larg vendit të burimit.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China