PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Parandalimi dhe trajtimi i sëmundjeve kronike të veshkave
2012-12-21 19:38:01 CRI Komenti juaj Printoni

Sëmundja e veshkave mudn të quhet e fshehur pasi në fillim shumë pacientë nuk kanë siptoma të hershme të dukshme dhe për këtë nuk marrin mjekimin në kohën e duher. Prandaj, kontrolli rutinë i trupit është një nga mënyrat më të thjeshta dhe efektive për zbulimin e hershëm të këtij problemi. Gjatë një kontolli rutinë duhet të kontrollohen tensioni i gjakut, funksionimi i veshkave eko etj.

Specialistja Li shprehet se nëse zbulohet se ka shumë shkumë në urinë, kjo mund të jetë një tregues i proteinurisë. Proteinuria është rritja e sasisë së proteinave në urinë. Edhe pse në vetvete nuk është një sëmundje, është një shenjë që tregon se veshkat tuaja mund të mos funksionojnë siç duhet.

Përveç këtyre, diabeti dhe hipertensioni janë disa nga shkaqet kryesore të sëmundjes kronike të veshkave. Prandaj, mjekët propozojnë se është shumë i domosdoshëm kontrolli i veshkave mes njerëzve të shëndetshëm dhe sidomos të moshuarit, ata që vuajnë nga obezitet, duhanpirësit etj.

Lidhur me trajtimin e kësaj sëmundjeje kronike nefrologia Li shprehet:

"Mjekimi kombinues kinez dhe perëndimor është shumë i domosdoshëm. Në fazën e parë dhe të dytë të sëmundjes kronike të veshkave, mjekësia perëndimore nuk është e mjaftueshme, prandaj mjekësia dhe ilaçët kineze janë një mënyrë e rëndësishme për mjekimin e sëmundjes kronike të veshkave."

Sipas karaktereve gjatë procesit të mjekimit të sëmundjes kronike të veshkave, ky mjekim mund të ndahet në 3 faza, procesi i qarkullimit të mirë të gjakut, procesi i eleminimit të toksinave nga trupi dhe procesi i rimëkëmbjes, rindërtimit dhe ripërtëritjes.

Për të perkurit e hershëm të sëmundjes kronike të veshkave, duhet të kujdesen për ushqimet që konsumojnë. Këshillohet që ata të konsumojnë peshk, mish pa dhjamë, mish pule, qumësht, oriz, grurë, misër etj.

Gjithashtu edhe vitaminat janë shumë thelbësore në rolin e trajtimit të këtij problemi. Këto vitamina i gjejmë kryesisht tek frutat dhe perimet si domate, lakër, portokallet etj. Mirë është që çdo ditë pacientët më problemet me veshkat të konsumojnë një sasi të caktuar zarzavatesh dhe frutash të freskëta. (Du/Albana)


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China