PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Parandalimi dhe trajtimi i sëmundjeve kronike të veshkave
2012-12-21 19:38:01 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas të dhënave statistikore, aktualisht sot në botë numri i pacientëve me sëmundje kronike të veshkave zë afro 1 të 10-n e popullsisë së përgjithshme të botës, e thënë në shifra kjo arrin mbi 500 milionë të prekur. Në Kinë numri i të sëmurëve me veshka arriti në mbi 100 milionë, gjë që tregon se në çdo 13 kinezë, një është i prekur me këtë sëmundje. Sëmundjet e veshkave sot janë kthyer në një problem global.

Çfarë ndikimi priret ketë kjo sëmundje tek njerëzit?

Si mund të zbulohet ajo në hapat e para? Cilat janë disa nga metodat e trajtimit të kësaj sëmundjeje nëpërmjet metodave kombinuese të mjekësisë kineze dhe asaj perëndimore?

Në emisionin e sotëm, ne ftojmë specialisten Li Ping të na flasë mbi metodat e kurimit dhe trajtimit të problemeve me veshkat.

Në Kinë, numri i të prekurve me këtë sëmundje është tepër i lartë, afro 10 për qind e popullsisë. Prej tyre, numri i të sëmurëve me uremi (shkatërrim akut renal) është më i lartë se numri i pacientëve me probleme kronike të veshkave.

Sipas të dhënavë statistikore, në Kinë ka afro 2 milionë të prekur me uremi.

Lufta ndaj kësaj sëmundjeje përballet me sfida serioze në të gjitha vendet. Zgjidhja e këtij problemi është një ndër projektet më të rëndësishme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në mbledhjen vjetore akademike, ku u diskutua situata e kësaj sëmundjeje në Kinë për vitin 2011, shefja e Departamentit të Nefrologjisë Chen Xiangmei njoftoi se përqindja e sëmundjes kronike të veshkave në Kinë është 10 deri 13 për qind dhe numri i përgjithshëm i të prekurve me këtë sëmundje arrin në mbi 100 milionë. Nga hulumtimi në një pjesë të zonave të provincës Gjiansu të Kinës jugore ka rezultuar se në mesin e të moshuarëve mbi 60-vjeç niveli i të prekurve më këtë sëmundje kap shifrën e mbi 32 për qind.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China