PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mjekimi i osteoporozës me mjekësinë kineze
2012-12-07 19:27:27 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas teorisë së mjekësisë kineze, "Veshka forcon kockat", "mëlçia forcon muskujt" dhe "shpretka forcon mishin". Në qoftë se këto organe të brendshme janë të dobëta, atëherë kockat do të jenë të dobëta dhe do të përballen me osteoporozën.

Në të njëjtën kohë, veshka e dobët do të shkaktojë mosqarkullimin e gjakut dhe mosqarkullimi i gjakut do të shkaktojë më tej osteoporozën. Prandaj, mjekësia kineze e vë theksin tek forcimi i veshkës për forcimin e kockave, si dhe tek forcimi i shpretkës për një qarkullim më të mirë të gjakut.

Për mjekimin e osteoporozës, ka pothuajse pikëpamje të njëjta midis mjekësisë perëndimore dhe asaj kineze. Në fakt, edhe mjekësia perëndimore e diagnostikon osteoporozën jo vetëm nëpërmjet kontrollit të kockave. Lidhur me këtë, doktori Huang tha:

"Së pari duhet të bëhet kontrolli i nivelit të estrogjenit, së dyti duhet të bëhet kontrolli i kalçiumit dhe së treti duhet të bëhet kontrolli i dendësisë së kockës."

Psh, përsa i përket dëndësisë së kockave, në Kinë, banorët e veriut janë më të gjatë se ata të jugut, por, probabiliteti i ndodhjes së thyerjes së kockave apo frakturave tek banorët e veriut është më i lartë se tek ata të jugut.

Doktori Huang theksoi se diagnostikimi i hershëm i osteoporozës ka si qëllim që ndërgjegjësimin e qytetarëve për këtë sëmundje.

Në fakt, parandalimi i osteoporozës është më i rëndësishëm se kurimi i saj.

Pesonat në moshë të mesme dhe të thyer duhet të parandalojnë parakohe ndodhjen e osteoporozës.

Doktori Huang tha:

"Çdo dy orë punë, duhet të bëjmë aktivitet. Gjatë jetës së përditshme, duhet të qëndrojmë më shpesh ambjente të jashtme, në diell. Duhet të hamë shpesh ushqime të pasura me kalçium si sojë etj." Nga një studim i fuindit i shkencëtarëve në Holandë ka rezultuar se soja ndihmon femrat për të luftuar problemet e moshës, pasi soja është një burim i pasur proteinash dhe në të gjendet një element i ngjashëm me estrogjenin.

Gjatë mjekimit të osteoporozës, mjekësia kineze ka grumbulluar eksperiencë të pasur. Sipas parimit të mjekimit duke forcuar funksionin e veshkave dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut, do të ketë efekte relativisht të mira.

Doktori Huang theksoi se megjithëse rregullimi i stilit të jetës është i rëndësishëm, kjo mund të parandalojë në një masë të caktuar osteoporozën.

Përveç këtyre, osteoporoza është një sëmundje kronike dhe kërkon një periudhë të gjatë kurimi. Pacienti me këtë problem duhet të marrë trajtim me medikamente të paktën për një vit dhe të vazhdojë trajtimin sipas këshillave të mjekut specialist. (Du/Albana)


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China