Osteoporoza është një nga 6 sëmundjet problematike sot në botë dhe po kërcënon jetën e shumë personave, sidomos tek femrat kjo është më e përhapur se tek meshkujt. Treguesit thonë se një në 5 femra sëmuren me këtë sëmundje. Për këtë, parandalimi dhe mjekimi i osteoporozës është një çështje e rëndësishme dhe që i kushtohet shumë rëndësi nga vende të ndryshme të botës.
Osteoporoza është një sëmundje kockash. Kockat dobësohen dhe humbasin fuqinë e tyre, prandaj dhe kanë tendencë të thyhen. Njerëzit me këtë sëmundje kanë risk për plasaritje edhe në lëvizje të përditshme.
Në emisionin e sotëm, kemi ftuar mjekun Huang Zhenjun nga Departamenti i Ortopedisë pranë Spitalit Nr. 309 në Pekin. Mjeku Huang do të na tregojë se si e mjekon mjekësia kineze këtë sëmundje.
Rreziku më i madh i osteoporozës është thyerja e kockës. Në Evropë, çdo 30 sekonda ndodh një frakturë e kockës për shkak të kësaj sëmundjeje. Fraktura e kockave mund të shkaktojë jo vetëm kosto të larta për mjekimin, por mund të çojë dhe në gjymtim. Nga kjo sëmundje, pacienti mund të humbasë aftësinë për të jetuar në mënyrë të pavarur dhe madje mund të ketë pasoja për jetën. Të gjitha këto shkaktojnë barrë të rëndë për familjen dhe shoqërinë.
Më të rrezikuarit nga prekja me osteoporozë, janë kryesisht të moshuarit, gratë pas menopauzës, personat me histori të mëparëshme të kësaj sëmundjeje në familje, personat me trup të shkurtër etj.
Përveç këtyre, personat që përdorin alkool dhe cigare, personat që përdorin pak qumësht dhe nënproduktet e tij, ata që punojnë për një kohë të gjatë në një vend pa lëvizur, si dhe ata që zhvillojnë pak aktivitete sportive mund të preken nga kjo sëmundje.
Sipas teorisë së mjekësisë perëndimore, osteoporoza shkaktohet nga mungesa e kalciumit. Prandaj, për "forcimin e kockës" duhet të shtohen kalçiumi, vitamina D, C, estrogjeni etj.
Po si mendon mjekësia kineze për këtë sëmundje. Lidhur me këtë, doktori Huang tha:
"Mjekësia Huangdi" është e mendimit se osteoporoza shkaktohet nga dobësimi i 3 organeve të brendshme si shpretkës, veshkave dhe mëlçisë".
Mjekësia kineze është e mendimit se shëndeti i kockave ka lidhje të ngushtë me shëndetin e organeve të ndryshme të brendshme. Shkaku kryesor i osteoporozës është dobësimi i funksionit të veshkave. Një veshkë e dobët nuk mund të ushqejë kockat dhe si pasojë kockat do të dobësohen. Prandaj, për "forcimin e kockave", duhet të forcohet në radhë të parë veshka.