PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Më shumë kapitale të huaja hyjnë në tregun aksionar të Kinës
2015-06-08 10:38:41 CRI Komenti juaj Printoni

Mësohet se më 9 qershor, kompania amerikane e kapitaleve ndërkombëtare Morgan Stanley pritet të publikojë rezultatin e hetimit vjetor, duke nxjerrë në pah nëse tregu aksionar A i Kinës do të përfshihet në treguesin e saj MSCI, treguesi bazë më me ndikim në botë. Tani mijëra institucione investuese në botë i referohen treguesit MSCI si standard.

Duke folur për rezultatin e mundshëm, Jing Ulrich, zv/presidentja e rajonit të Azi-Paqësorit të kompanisë JP Morgan bëri të ditur më 1 qershor, "Kohën e pjesëmarrjes së tregut aksioanr A në MSCI ndoshta vitin e ardhshëm, por jo këtë vit." Megjithatë, JP Morgan ka besim të plotë për ekonominë kineze. Jing Ulrich shprehu mendimin se "Iniciativa mbi brezin dhe rrugën", Banka Aziatike e Investimeve Infrastrukturore, "Interneti+" si dhe zhvillimi i teknologjive të reja do ta nxitin vazhdimisht ekonominë kineze dhe këto fusha janë pikërisht drejtimet më të preferuara nga JP Morgan.

Jing Ulrich është optimiste për tregun aksionar kinez dhe mendon se do të ketë hapësirë të mëtejshme rritjeje. Ajo tha se qeveria kineze do të thellojë më tej reformat në fushat financiare, bankare, të ndërmarrjeve shtetërore, të regjistrimit të censusit, që do të sjellin vazhdimisht fitime për ekonominë. Por në të njëjtën kohë, JP Morgan vë re se ekonomia kineze ndodhet përpara sfidave serioze, si ngadalësimi i rritjes ekonomike, deflacioni, kapaciteti i tepërt prodhues, pakësimi i fitimeve të ndërmarrjeve shtetërore, borxhet e larta të qeverisë dhe të ndërmarrjeve etj., pra vendimmarrësit duhet të shmangin rreziqet dhe të këmbëngulin në reformat e vështira në "gjendjen e re normale".

"Në përgjithësi, kemi besim për potencialin e zhvillimit të ekonomisë kineze dhe presim me optimizëm por edhe të përmbajtur, një treg kinez më të lulëzuar." tha Jing Ulrich, zv/presidentja e rajonit të Azi-Paqësorit të kompanisë JP Morgan.

Pavarësisht nga rezultati përfundimtar i hetimit të Morgan Stanley, është e qartë vendosmëria e Kinës për hapjen e tregut të kapitaleve. Në fund të muajit të kaluar, Bursa e Letrave me Vlerë e Shangait, Bursa e Këmbimit të Mallrave Financiar me Kontra me Zbatim të Ardhshëm e Kinës si dhe Bursa Gjermane shpallën bashkëpunimin në krijimin në Evropë të platformës së këmbimit të letrave me vlerë të monedhës kineze RMB. Kjo shënon edhe një herë nivelin e hapjes së Kinës. Zëdhënësi i Shoqatës së Kontrollit të Letrave me Vlerë të Kinës Zhang Xiaojun tha:

"Më vonë, do të vazhdojmë të ruajmë shkëmbime të ngushta me kompanitë e njohura të treguesit, duke përfshirë FTSE, duke i njohur qarqet ndërkombëtare të investimeve me përparimet dhe masat e fundit të hapjesë së tregut të kapitaleve të Kinës. Jemi të gatshëm që të krijojmë lehtësi për investimet e huaja afatgjata në tregun kinez, që të fitojmë besimin dhe pranimin e investimeve ndërkombëtare për tregun kinez." (Wang Lei)


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China