PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Më shumë kapitale të huaja hyjnë në tregun aksionar të Kinës
2015-06-08 10:38:41 CRI Komenti juaj Printoni

Qysh nga fundi i vitit të kaluar, tregu aksionar i Kinës ka hyrë në "tregun dem", që ka tërhequr jo vetëm pjesmarrjen e shumë investitorëve kinezë, por edhe kapitale të huaja. Si do t'i trajtojë Kina kapitalet e huaja në tregun aksionar? Çfarë ndikimi do të ushtrojnë ato mbi bursën kineze?

Ditët e fundit, Autoriteti i Investimeve i Abu Dhabi-t (ADIA), një fond i pasurive sovrane të Lindjes së Mesme shpalli se ka marrë miratimin për të investuar 1.5 miliard dollarë amerikanë në bursën e Kinës. Megjithatë lajmi pritet të konfirmohet nga autoritetet kineze. Nëse është i vërtetë, ky do të jetë investimi më i madh i miratuar nga rregullatori i këmbimeve valutore i Kinës. Pse investimet e huaja preferojnë tregun aksionar A të Kinës? Zv/drejtori i Shkollës së Financave të Universitetit Renmin të Kinës Zhao Xijun shprehet:

"Zhvillimi i ekonomisë dhe i tregut të kapitaleve të Kinës ka tërhequr jo vetëm investitorë vendës, por edhe shumë investitorë ndërkombëtarë, gjë që tregon se me pjekurinë e tregut të kapitaleve, ai ka nevojë për hapjen ndaj botës dhe Kina ka bërë përpjekje në këtë drejtim. Vitin e kaluar, në Kinë u realizua lidhja e bursave Shangai-Hongkong dhe sivjet pritet të realizohet edhe lidhja midis bursave të Shenzhenit dhe të Hongkong-ut, kështu Kina u ofron investitorëve të huaj gjithnjë e më shumë kanale për investime në Kinë. Nga njëra anë, investitorët e huaj tregojnë më shumë interes për bursat kineze dhe nga ana tjetër, ata do të kenë më shumë kanale për investime në Kinë. Në këto rrethana, për t'u shërbyer investitorëve të huaj të njohin, kuptojnë dhe të marrin pjesë në tregun kinez, është shumë i rëndësishëm që t'u ofrohet vlerësimi i tregut në përputhje me standardin ndërkombëtar."

Standardi ndërkombëtar i vlerësimit, që sapo përmendi profesori Zhao Xijun, përfshin kompaninë britanike "FTSE Global Equity Index Series". Më 26 prill, kjo kompani shpalli se do të nisë programin e përfshirjes së tregut askionar A të Kinës në treguesin bazë global të kësaj kompanie. "FTSE" është kompania e treguesit me influencë në mbarë botën. Ajo e mori këtë vendim pikërisht për hapjen e mëtejshme të tregut të kapitaleve të Kinës ndaj botës.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China