PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
KON-i vlerëson kushtet e Pekinit për organizimin e Lojërave Dimërore Olimpike
2015-06-08 10:34:11 CRI Komenti juaj Printoni

Njëkohësisht komisioni i kërkesës për organizimin e Lojërave Dimërore Olimpike i Pekinit dha përgjigje për problemet e rreziqet e paraqitura në raportin e vlerësimit. Duke folur për kontrollin e ndotjes së atmosferës gjatë periudhës së Lojërave Dimërore Olimpike, drejtori i drejtorisë së mbrojtjes së mjedisit të komisionit të kërkesës për organizimin e Lojërave Dimërore Olimpike të Pekinit Fang Li u shpreh se me zbatimin e planit të veprimeve për ajrin e pastër në Pekin, parashikohet se gjatë peirudhës së ndeshjeve, cilësia e ajrit do të arrijë në standardin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë duke siguruar shëndetin e sportistëve. Ai tha:

"Kur të hasim kushte ekstreme meteorologjike, do të marrim masa për të pakësuar nivelin e ndotjes, duke siguar standarde të cilësisë së ajrit ."

Komisioni i kërkesës për organizimin e Lojërave Dimërore Olimpike i Pekinit theksoi se në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit cilësia e ajrit është përmirësuar më tej dhe sasia e grimcave që mund të thithen PM2.5 është ulur me 19%. Për dy zona të tjera të ndeshjeve, Zhangjiakou është qyteti me cilësinë më të mirë të ajrit në veri të Kinës dhe Yanqing është distrikti me mjedisin më të mirë i Pekinit.

Garat mbi borë zënë një përqindje të madhe në garat e Lojërave Dimërore Olimpike, raporti i vlerësimit shprehu dyshimin për sasinë e mjaftueshme të borës në Pekin. Lidhur me këtë, Zhao Yinggang vuri në dukje se 7 organizata sportive ndërkombëtare, që do të marrin pjesë në Lojërat Dimërore Olimpike kanë dëshmuar kushtet e organizimit të garave mbi borë në Pekin:

"Vitin e kaluar, rreth fushës së borës në Zhangjiakou ka patur mbi 20 ditë reshje bore, kjo tregon se kushtet e tanishme të motit mund të sigurojnë zhvillimin e garave mbi borë. Krahas këtyre, Lojërave Dimërore Olimpike u nevojitet sistemi i përsosur i prodhimit të borës dhe i rezervimit të ujit, kemi bërë përgatitje të plota në këtë fushë."

Në mars të këtij viti, komisioni i vlerësimit i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar shkoi në Pekin e Zhangjiakou për të hetuar kushtet e organizimit të Lojërave Dimërore Olimpike duke bërë raportin e vlerësimit. Nga 9 deri më 10 qershor, komisioni i kërkesës për organizimin e Lojërave Dimërore Olimpike i Pekinit do të shkojë në Lozanë të Zvicrës përtakimin e shkëmbimeve mes qyteteve kandidate të Komitetit. Qyteti i organizimit të Lojërave Dimërore Olimpike të vitit 2022 do të zbulohet në mbledhjen e 128-të plenare të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, që do të zhvillohet më 31 korrik në Kuala Lampur të Malajzisë. (Fani)


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China