PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
KON-i vlerëson kushtet e Pekinit për organizimin e Lojërave Dimërore Olimpike
2015-06-08 10:34:11 CRI Komenti juaj Printoni
 

Ditët e fundit, Komisioni Olimpik Ndërkombëtar publikoi raportin e vlerësimit për qytetet kandidate që kanë paraqitur kërkesën për organizimin e Lojërave Dimërore Olimpike të vitit 2022. Në raport u miratuan plotësisht kushtet e aftësia e Pekinit së bashku me qytetin Zhangjiakou për organizimin e Lojërave Dimërore Olimpike dhe u vlerësua përdorimi i plotë nga Pekini i trashëgimit të Lojërave Olimpike të vitit 2008. Lidhur me këtë, komisioni për organizimin e Lojërave Dimërore Olimpike i Pekinit u shpreh se raport ika forcuar besimin e Pekinit për fitimin e të drejtës së organizimit të Lojërave Dimërore Olimpike të vitit 2022.

Zv-sekretari i përgjithshëm i komisionit të kërkesës për organizimin e Lojërave Dimërore Olimpike të Pekinit Zhao Yinggang tha:

"Raporti i vlerësimit ka vërtetuar vlerësimet e kryetarit të komisionit të vlerësimit Aleksander Zhukov, të marsit të këtij viti, pra Pekini ka aftësi të organizojë me sukses Lojërat Dimërore Olimpike të vitit 2022. Pekini do t'i kushtojë shumë rëndësi këtij raporti dhe do të përsosë më tej planin e kërkesës."

Në raportin e vlerësimit thuhet se pas Lojërave Olimpike të vitit 2008, në Pekin mbeten shumë stadiume e fusha sportive në rang botëror, që kanë një infrastrukturë të përsosur, Pekini ka përvojë të pasur në organizimin të Lojërave Olimpike. Raporti i vlerësimit thekson se kërkesa për organizimin e Lojërave Dimërore Olimpike të vitit 2022 ka gjetur përkrahjen e fuqishme të qeverisë e të opinionit publik në Kinë dhe sipas anketës, përkrahja ndaj Pekinit për organizimin e Lojërave Dimërore Olimpike ka kaluar 90%. Ky raport e vlerëson objektivin e qeverisë kineze për përhapjen e fuqishme të sporteve dimërore, duke nxitur një popullsi 300 milionëshe të merret me këto sporte. Raporti thekson se Pekini ka siguri të fortë financiare për Lojërat Dimërore Olimpike të vitit 2020, ndërsa përmasat e mëdha të tregut dhe potenciali i madh i rritjes do t'u sjellin partnerëve shanse të mëdha bashkëpunimi tregtar.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China