Në Kinë do të rishikohet mosha e daljes së pension për femrat, njofton Agjencia e Lajmeve, Hsinhua.
Këshilli i shtetit të Kinës, i dërgoi Asamblesë Kombëtare Popullore, një raport mbi Ligjin e Mbrojtjes së të drejtave të grave dhe fëmijëve. Raporti i Ministrisë së Burimeve Njerëzore dhe Sigurisë Shoqërore, flet për një studim të plotë mbi moshën e daljes së femrave në pension. Studimi do të marrë për bazë, barazinë mes mashkullit dhe femrës, siguria shoqërore etj. Gjithashtu do të trajtohen problemet e ndryshme mes intelektualëve dhe punëtorëve, mes sektorit publik dhe atij privat.
Për sa i përket moshës së daljes në pension, për intelektualët meshkuj do të jetë 60 vjeç dhe femrat 55 vjeç. Ndërsa për punëtorët, për meshkujt 60 vjeç dhe femrat 50 vjeç. (Çang Çuo)
Rubrika<<<
Kur duhet të dalim në pension?