Pellgu i Parajsës
Lidhur me Pellgun e Parajsës ka një legjendë të bukur. Perandori Nefriti, perëndia supreme sipas Taoizmit, dhe Nëna Perandoreshe e Perëndimit, perëndesha supreme sipas Taoizmit, kanë 7 bija, që quhen 7 zana. Një ditë, 7 zanat bëjnë një vizitë në hapësirën mbi botën e njeriut. Ato shikojnë nga larg malin e lartë me dëborë Bogda. Atyre iu pëlqen shumë ky mal dhe i kërkojnë nënës të ndërtojë një pellg për të bërë banjë në rrëzë të malit. Kështu Nëna Perandoreshe e Perëndimit urdhëron perëndinë e gjëmimeve të gërmojë pellg dhe i kërkon perëndisë së shiut që aty të bjerë shi. Pas gërmimesh për 7 ditë dhe rënies së shiut për 40 ditë, u formua një liqen, Pellgu i Parajsës. Tani Pellgu i Parajsës është një pikë turistike, ku njerëzit vijnë për të kaluar verën dhe për dëfrim.