Liqeni Kanas
"Kanas" është në gjuhën mongole dhe ka kuptimin "e bukur, e begatshme dhe e mistershme". Panorama e atjeshme njihet jo vetëm për liqenin, por edhe për malet me dëbore përreth, stepat dhe pyjet me pemë mështekne. Uji i liqenit Kanas ka ngjyrë të shumëllojshme, të errët, të çelët, të kaltër, të gjelbër, etj. I gjithë liqeni duket si një kanavacë gjigande piktori.