PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
ShBA-ja, Kuba rivendosin marrëdhëniet e hapin ambasadat
2015-07-22 16:57:53 CRI Komenti juaj Printoni

Greqia vazhdon përepjekjet për dalje nga kriza

Greqia i pagoi të hënën borxhet BQE-së dhe FMN-së, një shumë prej rreth gjashtë miliardë euro duke rihapur gjithashtu bankat me shërbime ende të kufizuara pas tre javësh të mbyllura dhe duke rriti TVSH-në ashtu siç e kërkuan kreditorët.

Në sajë të 7,16 miliardë eurove të zhbllokuara menjëherë nga BE-ja, Greqia pagoi dy këstet e prapambetura ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar më 30 qershor dhe 13 korrik, me një total prej dy miliardë eurosh. Këto pagesa, konfirmuar nga institucioni, i mundësojnë Greqisë të dalë nga një situatë e dështimit të pagesave ndërkohë që po negociohet për një plan të tretë ndihme.

Ajo i ka paguar gjithashtu Bankës Qendrore Evropiane (BQE) 4,2 miliardë euro, principal dhe interesa, sipas një burimi të afërt të Ministrisë greke të Financave, si dhe një kredi Bankës së Greqisë prej 500 milionë eurosh.

Gjithashtu, të gjitha bankat në vend janë rihapur dhe klientët kanë qenë të shumtë në numër. Edhe pse shërbimet e ofruara mbeten ende të kufizuar, me kontroll mbi kapitalin, qetësia e disa klientëve përballë këtij normalizimi ishte e dukshme.

"Është më mirë. Stresi u zhduk. Duhet tashmë të ecim përpara të gjithë së bashku, si një vend", theksoi Yiorgos Doxakidis duke falënderuar francezët, italianët, por gjithashtu dhe gjermanët për marrëveshjen e arritur në kuadër të një plani të tretë ndihme.

Bankat greke u rihapën të hënë pasi qëndruan tre javë mbyllur për shkak se bankat u ndeshën me një krizë likuiditeti.

Bankat kanë qenë të mbyllura që nga 29 qershori, ndërkohë që Greqia u përpoq të arrijë një marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë dhe sigurimin e kapitaleve për të parandaluar falimentim e bankave.

Që atëherë, grekët kanë qenë në gjendje të tërheqin vetëm 60 euro në ditë, ndërsa transaksionet e tjera ishin pezulluar. Lehtësimi i kontrollit do të zbatohet gradualisht dhe deri të shtunën e kësaj jave qytetarët do të mund të tërheqin deri në 300 euro në javë. Më pas, do të mund të tërheqin 420 euro në javë.

Ky ndryshimi do të thotë se njerëzit nuk do t'u duhet të presin më në radhë çdo ditë për të tërhequr para', por mund të shkojnë në bankë disa herë në javë për të tërhequr shuma më të mëdha.

Përveç kësaj, institucionet financiare mund të kryejnë tani transaksione midis llogarive brenda Greqisë në mënyrë që njerëzit të jenë në gjendje për të transferuar para' për të paguar faturat e energjisë elektrike dhe ujit.

Një punonjës i bankës "Piraeus" u shpreh se shumë persona janë pronarë të bizneseve të vogla dhe të mesme që bëjnë transferimet e parave për furnizuesit e tyre.

Disa kufizime, duke përfshirë transfertat e parave jashtë vendit do të vazhdojnë të mbeten pezulluar por me disa përjashtime për rastin e studenteve që ndodhen jashtë shtetit dhe pagesat mjekësore ndërkombëtare.

Grekët do të jenë në gjendje të përdorin kartat ndërkombëtare të kreditit dhe debitit për mallra ose blerje të shërbimeve.

Mbyllja e bankave vlerësohet t'i ketë shkaktuar ekonomisë greke të paktën tre miliardë euro dëm.

Bankat morëm likuiditetin një javë pasi Banka Qendrore Europiane miratoi një rritje të kufirit të Asistencës Emergjente për Likuiditet (ELA) dhe rriti fondet deri në 900 milion euro në një javë.

Ndërkohë, Bursa e Athinës do të vazhdojë të jetë e mbyllur sipas zëdhënëses Aleksandra Grispu. Ajo u shpreh se "sapo dekreti i ri të lëshohet nga Ministria e Financave, bordi do të njoftojë se kur tregu i aksioneve do të fillojë të punojë sërish".


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China