PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
ShBA-ja, Kuba rivendosin marrëdhëniet e hapin ambasadat
2015-07-22 16:57:53 CRI Komenti juaj Printoni

Flamuri kombëtar i Kubës u ngrit në ambasadën e ishullit në Uashignton për herë të parë në 54 vjet pasi të dy vendet i rivendosën formalisht marrëdhëniet diplomatike.

Korrespodenti i CRI-së Niu Honglin sjell më shumë hollësi.

Shtetet e Bashkuara dhe Kuba rivendosën lidhjet normale më 20 korrik, ndërkohë që misionet diplomatike të secilit vend u ngritën në nivelin e ambasadës.

Ministri i Jashtëm kuban Bruno Rodriguez kryesoi ceremoninë e ri-inaugurimin të ambasadës në Uashington. Roja e nderit prej tre vetash marshoi dhe më pas ngriti flamurin kuban, ndërsa një orkestër luajti himnin kombëtar.

Ky është një moment historik në shkrirjen e akujve diplomatikë që filloi me shpalljen e normalizimit të marrëdhënieve nga presidenti amerikan Barak Obama dhe ai kuban Raul Castro më dhjetor 17. Më shumë se 500 njerëz, duke përfshirë zyrtarë të administratës Obama, të kryesuar nga ndihmëssekretarja e Shtetit Roberta Jacobson, morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit.

Ndërkohë, edhe përfaqësia amerikane në Havana filloi gjithashtu punën normale si një ambasadë, sipas një deklaratë me shkrim, por flamuri amerikan nuk do të valvitet mbi ndërtesë derisa sekretari i Shtetit John Kerry ta vizitojë Havanën më 14 gusht, i cili gjithashtu do të kryesojë ceremoninë e ngritjes së flamurit.

Në të njëjtën ditë, ministri i Jashtëm kuban Bruno Rodriguez takoi në sekretarin John Kerry në Departamentin e Shtetit.

Pavarësisht normalizimit të marrëdhënieve ShBA – Kubë, të dy drejtuesit e diplomacive, Rodriguez dhe Kerry pranuan se të dy qeveritë kanë divergjenca të theksuara. Nga ana e tij ministri Rodriguez thotë se sfidat mbi marrëdhëniet dypalëshe mbeten të mëdha.

"Rihapja e ambasadave i jep fund fazës së parë të dialogut tonë dypalësh dhe njëherësh i hap rrugën diskutimit të çështjeve më të ndërlikuara në procesin e gjatë të normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe. Sigurisht sfidat mbeten të mëdha, pavarësisht lidhjes sonë të gjatë mbi një shekull e gjysmë dhe lidhjeve të pasura midis popujve."

Midis çështjeve që duhen zgjidhur është thirrja e vazhdueshme e Uashingtonit për të përmirësuar të drejtat e njeriut. Ndërkohë Kuba kërkoi që ShBA-ja të heqë embargon tregtare dhe t'i rikthejë Havanës bazën detare të Gjirit të Guantanamo-s në Kubën Lindore.

Sekretar John Kerry tha se embargoja e vjetër 53-vjeçare e tregtisë po rishikohet nga qeveria amerikane.

"Presidenti i ka bërë thirrje Kongresit për ta hequr embargon, dhe ne shpresojmë që gjatë zhvillimit të marrëdhënieve tona, në ditët, javët, muajt dhe vitet e ardhshëm, shpresoj jo shumë vite, popujt tanë të shohim përfitimet si pasojë e ndryshimeve që do të vijnë."

Nga ana tjetër Kerry shtoi se deri tani qeveria amerikanë nuk ka diskutuar gjerësisht mbi bazën detarë të në Gjirin e Guantanamos. Por ai shtoi se ShBA-ja e respekton çështjen për shkak se i përket politikës së jashtme të Uashingtonit.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China