PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Trenat e Kinës do t'u shërbejnë Lojërave Olimpike të Rios
2015-07-08 15:12:03 CRI Komenti juaj Printoni

Rituali japonez i pastrimit shpirtëror nëpërmjet ecjes mbi qymyr të ndezur

Një traditë e vjetër japoneze mbledh me mijëra njerëz në malin Takao afër Tokios për një ritual pastrimi shpirtëror. Festivali Hiwatari lidhet me ritualin e pastrimit pasi njerëzit ecin këmbëzbathur mbi qymyr të ndezur

Korrespodenti i CRI-së sjell më shumë hollësi.

Japonia ka shumë festivale dhe tradita që synojnë fatin e mirë dhe mbrojtjen nga fati i keq. Festivali Hiwatari, që do të thotë të ecësh mbi zjarr, është një prej tyre.

Rituali i vjetër pastrues mund të përshkruhet si ceremoni e faljes në mal që është mbajtur për herë të parë në vitin 1300 në tempullin Yakuoin që ndodhet në këmbët e malit piktoresk Takao.

Sato Shuji është murgu që drejton Tempullin Yakuoin Temple.

"Në ceremonitë që kryhen sot në tempull, zjarri simbolizon qenien e Zotit, ndaj zjarri shërben për të pastruar ndjenjat tona të dëshpërimit, zemërimit dhe dobësisë, të gjitha këto mund të pastrohen nga zjarri."

Rituali në formën e tij të sotme me turma të mëdha njerëzish praktikohet prej së paku 50 vjetësh. Më parë vetëm disa njerëz merrnin pjesë në këtë lloj rituali pasi ishte disi e vështirë për të arritur tempullin.

"Shumë kohë më parë nuk kishte kaq shumë njerëz që merrnin pjesë në ritualin e ecjes mbi qymyr të ndezur. Gjithçka filloi pasi trenat Keio u ndërtuan nga Tokio deri në rrëzë të malit Takao. Kjo e bëri më të lehtë për njerëzit dhe që atëherë numri i vizitorëve erdhi në rritje. Sot ne presim 15 mijë vizitorë për t'ju bashkuar ritualit."

Murgjit janë të parët që ecin mbi qymyrin e nxehtë pas një ceremonie simbolike. Në kohën kur njerëzit fillojnë të ecin, temperatura është shumë me e ulët.

Kara Derby është një prej pjesëmarrëseve në këtë ritual.

"Ndihem disi e nervozuar tani, por jam e vendosur për ta kryer ritualin dhe provoj një eksperiencë të re. Është diçka që nuk do ta bëj çdo ditë."

I gjithë rituali është i mirëplanifikuar dhe asgjë nuk i lihet rastësisë. Fuqia e zjarrit është gjithmonë e kontrolluar dhe disa fikse janë vazhdimisht në gatishmëri për arsye sigurie.

Kishimoto Kenji është një prej zjarrfikësve në gatishmëri nga Departamenti Hachioji i Tokios.

"Po, ekziston mundësia që diçka të shkojë keq. Sot ra shi dhe qymyri është i lagur ndaj dhe niveli i rrezikut është i paktë. Por kur ndizet qymyri disa shkëndija mund të ndezin pemët rrotull. Ndaj, për të parandaluar çdo gjë ne duhet të jemi në gatishmëri."

Zjari i Festivalit Hiëatari quhet Goma dhe sipas traditës shërben për të pastruar shpirtin nga dobësitë dhe dyshimet.

Një murg nga tempulli Hokoji i prefekturës Yamanashi, Kiyokumo Shunyu, merr pjesë në këtë ritual prej 20 vjetësh.

"Kur vjen koha e ecjes mbi zjarr unë përqendrohem, mund të digjesh pak, por kjo s'ka rëndësi. E rëndësishme është të lidhesh me Zotin. Ti je mbi zjarr dhe zjarri përfaqëson Zotin. Dhe unë asnjëherë nuk jam dorëzuar."

Saki Shimura është një pjesëmarrëse:

"Ishte shumë nxehtë. Pas ecjes kisha disa plagë të vogla nga djegia."

Tomoka Imae është një tjetër përfaqësuese e ritualit:

"Sot ishte hera e parë për mua që zhvilloja ritualin. E mësova nga një mik që vjen këtu. Ishte shumë nxehtë, por besoj se u çlirova nga disa ndjesi të këqija dhe tani ndihem më mirë pasi e përfundova misionin".

Popullariteti i festivalit është i madh dhe radhët janë të gjatë, aq sa disa njerëz nuk mund ta ndjekin ceremoninë.

William Baker udhëtoi nga Britania për të zhvilluar këtë ritual:

"Ndodhesha shumë larg në fillim pasi po qëndroja në radhë, por prapë së prapë arrita të merrja pjesë dhe të ecja mbi zjarr. Isha i frikësuar në fillim, por pastaj çdo gjë shkoi mirë dhe ishte edhe argëtuese."

Praktikanti Masakazu Tonishi, thotë se ai do të kthehet sërish vitin e ardhshëm.

"Qëndrova në radhë dhe nuk e kisha idenë seç po ndodhte. Vitin tjetër dua të vij sërish këtu dhe ta shikoj të gjithë ceremoninë."


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China