20150708koz |
Vizita e pak kohëve më parë e kryeministrit të Kinës Li Keqiang në disa vende të Amerikës Latine shërbeu për forcimin e pozicionit të prodhuesit kinez të trenave të shpejtë. Korporata CNR e Kinës, një prej prodhuesve më të mëdhenj ka zhvilluar bashkëpunim të suksesshëm me vendet e Amerikës Latine.
Kompania është tepër e zënë tani me prodhimin e trenave që do të shërbejnë për metrotë e Brazilit gjatë Lojërave Olimpike të vitit 2016. Kjo do të jetë hera e parë për trenat e prodhuar nga Kina të përdoren në lojëra olimpike jashtë vendit.
Deri tani 64 trena të prodhuar nga Korporata CNR po përdoren në qytetin e Rio de Janeiro-s, për të transportuar çdo ditë afro 680 mijë njerëz.
Vitin e kaluar trenat kinezë EMU fituan shumë pikë dhe vlerësim pasi u përdorën për transportimin e afro 11 milionë njerëzve gjatë Kupës së Botës së Brazilit që zgjati 32 ditë.
Trenat EMU apo njësitë e shumëfishta elektrike janë një model i ri treni ndërqytetës me shpejtësi të lartë.
Zhao Yao është menaxhere e projektit e trenave EMU që korporata CNR eksportoi në Brazil. Ajo kujton se hapi i parë ishte shumë i vështirë dhe shkaktoi shumë probleme tek skuadra e projektimit.
"Së pari se nuk kishim siguri pasi kjo ishte hera e parë që ne prodhonim trena të tille. Pesha e një treni të prodhuar për nevojat brenda Kinës është 120 tonë, por kontraktori brazilian kërkonte një tren që të peshonte 363 tonë. Këta lloj vagonësh kërkonin gjithashtu njësi të mëdha ajri të kondicionuar për shkak të temperaturave shumë të larta në Amerikën e Jugut. "
Duke filluar punë në fund të vitit 2009, Zhao Yao dhe skuadra e saj shpenzuan më shumë se një vit për të prodhuar trenat e metrove që përputheshin me të gjithë standardet e kërkuar nga pala braziliane.
Treni është i pajisur me një njësi të vetme të ajrit të kondicionuar për ftohje me fuqi 50 kilowat, çka u lejon trenave të punojnë edhe kur temperatura arrin në 56 gradë Celsius.
Zhao Yao tha se pas punës së përkushtuar njëvjeçare, përpjekjet dolën të vlefshme.
"Ne u investuam gjerësisht për realizimin e kontratës së parë. Më pas kontrata e dytë ishte shumë më e lehtë. Ndërkohë për kontratën e tretë pala braziliane as nuk filloi proceduat e tenderimit ndërkombëtar, por drejtpërdrejt i porositi trenat tek ne."
Deri tani korporata CNR e Kinës ka porositur 34 trena metroje si dhe 100 trena të kategorisë 100 EMU për transportin në kryeqytet.
Totali i trenave të prodhuar nga kjo kompani do të përbëjë 80 për qind të të gjithë trenave që do të duhen për shërbimet e transportit në Rio.
Pedro Augustro është përgjegjësi i linjës që lidh Fshatin Olimpik me qendrën e lojërave Copacabana. Ai shprehet i kënaqur nga trenat e prodhuar nga Kina.
"Ne jemi të kënaqur nga bashkëpunimi me palën kineze për prodhimin e trenave. Ata kanë lehtësuar transportin në qytetin e Rios. Ne ndihemi shumë të kënaqur si për leverdinë ekonomike ashtu dhe për rehatinë që këta trena ofrojnë. "