PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Artistët kinezë përfshihen në fushatën për mbrojtjen e mjedisit natyror
2015-07-01 15:50:45 CRI Komenti juaj Printoni

Korrespodenti i CRI-së Wen Jie sjell më shumë hollësi nga Izraeli.

Si mund të përftohen këta gurrë verbues nga disa shkëmbinj? Edhe mbi një diamant të virgjër është e lehtë të dallosh në sipërfaqe disa pjesë pa shkëlqim.

Për të arritur shkëlqimin mbi sipërfaqe gurët duhen prerë me mjeshtëri dhe lëmuar nga punues profesionistë që e njohim mirë këtë punë.

Në qendrën e diamanteve të Izraelit, Ramat Gan, në periferinë e Tel Aviv-it, ekspertët janë të zënë duke kontrolluar një koleksion gurësh të papunuar.

Kjo qendër, vetëm disa metra larg Qendrës së Këmbimit të Diamanteve të Izraelit, ka krijuar shumë mundësi për lëmuesit e diamanteve, prerësit e tyre dhe teknologji të tjera të nevojshme.

Yoram Dvash është kryetari i Komitetit të Industrisë së Këmbimit të Diamanteve të Izraelit. Ai thotë se puna që kryhet në këtë qendër është nga më të rëndësishmet.

"Në këtë qendër ne presim diamante me një teknologji shumë të përparuar dhe me ndihmën e kompjuterëve. Këtu kemi mbi 100 të punësuar. Me këtë teknologji ne mund të përftojmë përmasën më të madhe të diamantit si dhe kthjelltësinë më të lartë. Kjo është dhe pjesa më e rëndësishme, pasi diamanti është guri më i çmuar në botë, prandaj dhe përmasa e kthjelltësia është më e rëndësishmja për ne."

Duke këqyrur diamantet me lente zmadhuese dhe me ndihmën e teknologjisë më të fundit kompjuterike, specialistët janë në gjendje për të llogaritur me kujdes se si duhet prerë një gur i papërpunuar.

Kjo do të thotë se ata mund të lëmojnë edhe gurët me më pak cilësi dhe ta bëjnë atë të shkëlqejë.

Shmuel Mordechai është kontrollues diamantesh i Ministrisë së Ekonomisë. Ai është kreu i administratës izraelite të diamanteve, gurëve të çmuar dhe bizhuterive.

Midis funksioneve të tjera, departamenti që ai drejton, mbikëqyr edhe licencat për tregtimin dhe prerjen e diamanteve.

Këtu (në qendrën Ramat Gan), Mordechai merr një gur të papërpunuar dhe e vendos në një makineri e cila e projekton diamantin në ekranin e njl kompjuteri. Ky proces e ndihmon atë të vendosë se si ta presë diamantin.

"Makineria këtu llogarit përmasën e diamantit përmasën reale të diamantit duke e ndarë atë nga ajo e gurit të papërpunuar. Kjo na lejon të shikojmë format e ndryshme të diamantit, gjithashtu nëse vendosim këtu çmimin për çdo karat mund të llogarisim edhe çmimin e shitjes së këtij diamanti."

Pavarësisht zhvillimit të teknologjisë, prerja e një diamanti mbetet një art që ndryshon nga një prerës tek tjetri.

Pasi merret vendimi për prerjen e diamantit, makineritë e pajisura me lazer do ta presin gurin duke lënë vetëm pjesën e çmuar. Më pas është radha e lustruesve për ta bërë gurin të shkëlqejë dhe të kthjellët sa më shumë që të jetë e mundur.

Dikur i gjithë procesi bëhej me duar, por sot një pjesë e prerjes dhe e lustrimit të gurit mund të bëhet me makineri moderne dhe kontrolli i cilësisë sigurohet nëpërmjet teknologjive kompjuterike.

Diamantet vijnë në Izrael direkt nga minierat dhe pasi përpunohen, eksportohen në Shtetet e Bashkuara, Hong Kong, Belgjikë, Zvicër dhe Angli.

Në qendrën e diamanteve Ramat Gan të Tel Aviv-it punojnë 100 njerëz. Dikur Izraeli ishte qendra e prodhimit dhe e përpunimit të diamanteve, por vendi e humbi pozicion udhëheqës në botë pasi industria u zhvendos në Indi, Sri Lanka dhe Botswana, rreth 30 vjet më parë.

Gjatë viteve '80, Izraeli kishte 25 mijë lustrues diamantesh, por sot numëron vetëm një mijë. Pavarësisht kësaj Izraeli mbetet një qendër botërore për shitjen e diamanteve.

Ekspertët e Ministrisë së Ekonomisë thonë se 35 deri 40 për qind e diamanteve të papërpunuar të botës vijnë së pari në Izrael. Tani një përpjekje e re synon rikthimin industrisë.

Dvash thotë se në qendër është vazhdimi i traditës dhe përgatitja e një brezi të ri diamant punuesish.

"Ne kemi një projekt të ri të cilin e kemi hartuar sivjet. Kemi investuar rreth 1 milion dollarë dhe po përpiqemi të hapim një shkollë të për brezin e ri të diamantpunuesve. Kryem disa kërkime dhe vumë re se mosha mesatare e diamant punuesve të Izraelit është rreth 55 vjeç, ndaj kërkojmë që të injektojmë gjak të ri në këtë industri. Jemi të parët në botë që po përpiqemi për zhvillimin e këtij projekti."

Një nismë e Ministrisë se Ekonomisë së Izraelit parashikon financimin e një kursi 6-javor me synim për të tërhequr të rinjtë në këtë industri. Programi mësimor përfshin lëndën e gjeometrisë, mësime për ndriçimin dhe prerjen. Pas këtij kursi, studentët mund të fillojnë një program punësimi si ndihmës të ekspertëve ekzistues së prerjes.

Shalom Davidov është një prej studentëve që ndjek kursin e diamantpunuesve. Ai vjen nga fshati Or Yehuda pranë Tel Aviv-it. 26-vjeçari thotë se atë e tërhoqën disa arsye për të ndjekur këtë kurs.

"Së pari dhe mbi të gjitha sepse dua të kem një karrierë. Por gjithashtu jam shumë i lidhur me gurët e çmuar, i adhuroj diamantet. I kam dashur qëkur isha një fëmijë. Pamja, fortësia dhe shkëlqimi i tyre më bëjnë për vete. Kur i shikoj, më japin fuqi dhe frymëzim në shumë drejtime të jetës. Më jep fuqi në disa drejtime."

Fuqi të cilën Izraeli shpreson ta kthejë.


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China