PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Artistët kinezë përfshihen në fushatën për mbrojtjen e mjedisit natyror
2015-07-01 15:50:45 CRI Komenti juaj Printoni

Një grup prej tetë artistësh kinezë dhe koleksionues arti do të nisën për një ekspeditë në ishujt e largët të Skocisë dhe më gjerë.

Ky udhëtim pritet të frymëzojë pasionin e tyre për krijimin e veprave të artit që do të shtojnë ndërgjegjësimin mbi çështje që lidhen me mjedisin dhe ndryshimin e klimës.

Korrespodenti i CRI-së Xu Fei sjell më shumë hollësi.

Tetë artistë nga Kina dhe gjashtë artistë europianë do të zhvillojnë për gjysmë muaji një ekspeditë në ishujt e Skocisë për të krijuar vepra arti të cilat do të rrisin ndërgjegjësimin për çështje që lidhen me mjedisin dhe klimën. Kjo nismë është propozuar nga një rrjet i quajtur "Ajo që duhet bërë" (WHAT HAS TO BE DONE).

Xiang Yang është një prej artistëve kinezë që do të marrë pjesë në këtë ekspeditë. Ai do të përgatisë për ekspozim një instalacion të madh arkitekturor së bashku Thames River në muajin tetor.

Artisti i instalacioneve bashkëkohore Xiang Yang thotë se udhëtimet e mëparshme e ndihmuan atë të frymëzohet për punën e tij artistike.

"Kam përgatitur një instalacion arkitekturor dhe e përfundova me copëza kujtese nga udhëtimet e mia të mëparshme. Vlerat estetike moderne gjithashtu mund të ndjen në këtë vepër arti. Materialet origjinale të përdorura për ndërtimin e veprës ishin disa mobilie të vjetra të cilat iu nënshtruan një ndërhyrjeje në sipërfaqe dhe u shndërruan në vepra të arkitekturës moderne."

Por gjatë udhëtimit të ardhshëm që parashikohet të zhvillohet nga 19 korriku deri më 2 gusht, Xiang Yang, së bashku me artistët e tjerë që marrin pjesë në udhëtim duhet të krijojnë vepra që lidhen me temën e mjedisit.

Muzeu i Artit të Sotëm që financon projektin "Çfarë duhet bërë," përzgjodhi artistët kinezë që do të marrin pjesë në ekspeditë.

Gao Peng, përgjegjësi i muzeut, shpjegon qëllimin e ekspeditës.

"Qëllimi i organizimit të kësaj ekspedite është krijimi i veprave artistike. Ne vendosëm të bashkëpunojmë me Universitetin e Arteve të Londrës. Ne u kemi thënë pjesëmarrësve se ekspedita në det nuk organizohet për t'u argëtuar, por për të krijuar vepra arti, të cilat do të shfaqen në dy ekspozita që do të zhvillohen në Pekin dhe në Londër njëherësh."

Ky projekt është frymëzuar nga skulptori gjerman Joseph Beuys, i cili u nis me një grup artistësh nga viti 1979 deri në vitin 1981 për të zbuluar konceptin e 'udhëtimit' dhe më pas lidhjen e tij me mjedisin natyror. Joseph Beuys njihet gjerësisht si një aktivist provokues i çështjeve të mjedisit i cili përdor artin e tij për të rritur ndërgjegjësimin për shkatërrimin e mjedisit.

Chris Wainëright, zëvendëskancelari i Universitetit të Arteve të Londërs, do të drejtojë ekipin e artistëve gjatë ekspeditës. Ai është i interesuar mbi rolin që artistë si gjermani Beuys mund të luajë për adresimin e çështjeve kritike të kohës që jetojmë.

Xiang Yang mendon se artistët pjesëmarrës janë të gatshëm për të kontribuar tani që problemet e shkaktuara nga ndryshimi i klimës janë kthyer në një shqetësim jetik edhe në mesin e artistëve.

"Koncepti i mbrojtjes së mjedisit do të përdoret gjatë krijimit dhe ndërtimit të veprave të artit. Sot mjedisi në të gjithë botë është dëmtuar shumë rëndë si pasojë e zhvillimit të shpejtë ekonomik. Prandaj qëllimi i udhëtimit tonë është të rrisim ndërgjegjësimin e publikun mbi shkatërrimin e mjedisit ku ne jetojmë nëpërmjet shprehjeve unike artistike."

Duke zhvilluar këtë udhëtim artistët do të reflektojnë mbi marrëdhënien e tyre me mjedisin natyror.

Shpresohet se kjo lloj ekspedite do të frymëzojë më shumë artistë për ta përdorur veprën e tyre për të ndërgjegjësuar publikun për shqetësimet që lidhen me mjedisin.

Izraeli trajnon brezin e ri të punuesve të diamanteve

Në Izrael një brez i ri diamantpunuesish po trajnohen për të rikthyer traditën dhe shkëlqimin e dikurshëm të kësaj industrie. Më parë Izraeli ishte udhëheqësi botëror i prodhimit të diamanteve, derisa prodhimi masiv u zhvendos drejt vendeve të Azisë 30 vjet më parë.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China