Prezantohet akullorja më e shtrenjtë në Dubai
Një pastiçeri në Dubai ka prezantuar atë që mund të quhet ëmbëlsira më e shtrenjtë në botë. Akullorja e dekoruar me ngjyrë të artë nga Scoopi café quhet 'Black Diamond' dhe kushton mbi 800 dollarë.
Korrespondentja e CRI-së Ning Yan raporton nga Dubai.
Për më shumë se 800 dollarë një akullore luksoze që shitet në Dubai konsiderohet si më e shtrenjta në botë.
E gatuar me tartuf italian, shafran iranian dhe ar ushqimor prej 23 karatësh, akullorja 'Black Diamond' prezantohet gjithashtu në një tas të stilit kinez, por të makës Versace.
Kjo akullore kaq luksoze serviret në Scoopi Café në Dubai, një dyqan që ndodhet vetëm disa metra larg hotelit të famshëm Burj Al Arab.
Krijuesi i kësaj akulloreje, biznesmeni indian Zubin Doshi, thotë se çmimi prej 817 dollarësh është i drejtë po të marrësh në konsideratë përbërësit aspak të zakonshëm.
"Është një ndërthurje e çuditshme, por kur i hedh një vështrim industrisë ushqimore, shikon se ka erëza përbërësit më të shtrenjtë, si shafroni apo ushqimi më i shtrenjtë që është tartufi i zi dhe metali më i shtrenjtë është ari. Pra kjo është ajo që kisha në plan, diçka të shtrenjtë dhe që t'ia vlejë."
Ashtu si të gjitha akullore që servilen në Scoopi, ajo 'Black Diamond' përftohet nga përdorimi i nitrogjenit të lëngshëm që e kthen qumështin dhe përbërësit e tjerë në akullore. Përbërësit e luksit, si shafroni dhe ar ushqimor shtohen më pas si zbukurim.
Ata që e porosisin këtë akullore mund të marrin me vete në shtëpi lugën dhe tasin e markës Versace.
Por kush paguan afro 817 dollarë për këtë akullore?
"Çdonjëri që ndihet i veçantë, apo çdonjëri që mendon se sot është një ditë e veçantë."
"Kemi shitur dy dhe që të dy ishin arabë, një prej tyre ishte një anëtar i familjes mbretërore të Dubait dhe tjetri besoj se ishte nga Arabia Saudite."
Klientët nuk janë të shumtë, por ata që do të rreshtoheshin për një akullore 'Black Diamond', mendojnë se ajo është shumë e veçantë.
Mohammed Alfalasi është një prej tyre.
"Është një mundësi e shkëlqyer dhe një rast për të festuar. Unë mësoj se shija është e ndryshme nga të tjerat dhe receta gjithashtu është unike."
Por sigurisht që ka dhe konsumatorë të tjerë që nuk janë të gatshëm për të paguar një çmim kaq të lartë. Mohammed Alfalasi është një prej tyre.
"Unë i kam shumë qejf akullore, por besoj se nuk do të paguaj afro 3,000 Dirhams (817 dollarë) për një të tillë, sepse mendoj se ajo mund të bëhet me përbërës shumë më të lirë dhe përsëri do të ishte e shijshme."
Edhe Tony Beadle është në një mendje me të.
"Mendojs se një herë në jetë njeriu mund të blejë diçka të tillë kaq të veçantë. Shpenzohen gjithë ato para për përbërësit e akullores dhe gjithashtu për tasin dhe lugën. Ndaj besoj se vetëm akullorja nuk kushton aq shumë, ndaj nuk ia vlen për t'i shpenzuar ato para për një akullore."
Për klientët që nuk duan të paguajnë mbi 800 dollarë për një akullore Scoopi Café prodhon akullore të tjera me origjinë nga Francë që nuk kushtojnë më shumë se 5 dollarë.