PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
200-vjetori i Betejës së Waterloo-së
2015-06-18 09:37:06 CRI Komenti juaj Printoni

Këtë të enjte kujtohet 200-vjetori i betejës historike të Waterloo-së që solli rënien e perandorit të atëhershëm francez Napolon Bonaparte.

Rindërtimi i skenave të betejës ka dalë në ekspozim në një muze të Anglisë Jugore me rastin e përvjetorit.

Korrespodenti i CRI-së Xie Cheng sjell më shumë hollësi.

Modeli i ndërtuar përmban më shumë se 21 mijë ushtarë kukull të pikturuar dhe 10 mijë kuaj.

Christine Pullen, nga Royal Green Jackets Rifles Museum është përgjegjës për bashkimin e të gjitha pjesëve të betejës.

"Viti 2015 është i veçantë për 200 vjetorin e Betejës së Waterloo-së, ndërkohë është kënaqësi që modeli ynë, të cilin e vlerësojmë dhe duam, kthehet në shtëpi, krejtësisht i restauruar për të kujtuar posaçërisht këtë përvjetor të Betejës së Waterloo-së."

Ky model është ndërtuar disa vite më parë, por ishte mënjanuar.

Megjithatë, me afrimin e 200 vjetorit të betejës që u zhvillua në Beligjikë, ekspertëve iu kërkua ta pastronin modelin ekzistues dhe ta përgatisnin për shfaqje para publikut.

Modeli është disi i veçantë pasi ai tregon çastet kyçe të betejës në të njëjtën skenë, në vend që të përshkruajë një pamje të kohës.

Brigadier Vere Hayes, zëvendësdrejtore e 'The Royal Green Jackets Rifles Museum', thotë se mijëra figurat e ndërtuara për modelin përfaqësojnë vetëm një pjesë të atyre që u vranë në betejën e Waterloo-së.

"Beteja e Waterloo-së ishte me padyshim një luftë shumë e vështirë dhe e përgjakshme. Në një zonë rreth dy milje e gjysmë me një milje e gjysmë po lëngonin të plagosur në fushën e betejës 54 mijë burra dhe kuaj, disa prej tyre qëndruan jashtë pothuajse gjithë natën. Është afërsisht i njëjti numër të vrafsh në betejën e Somme-ës, por në një zonë shumë, shumë më të vogël."

Beteja e Waterloo-së filloi më 18 qershor të vitit 1815.

Ajo përfshiu koalicionin e forcave britanike dhe prusiane kundër perandorit francez Napolonit, i cili sapo ishte kthyer në pushtet 100 ditë përpara se të internohej.

Napoloni vendosi të angazhojë më shumë forca të tij në luftë, ndërkohë që trupa e madhe ushtarake e koalicionit britanik e prusian në Belgjikën fqinje u përpoq për të pushtuar Francën dhe të rrëzonte sërish nga froni Napolonin.

Megjithatë, plani i tij dështoi, pasi forcat e kombinuara aleate ishin pothuajse sa dyfishi i trupave të Francës.

Brigade Vere Hayes thotë se edhe pse Beteja e Waterloo-së ishte e përgjakshme ajo nuk iu dha fund të ambicieve të Napolonit për të pushtuar Europën.

"Beteja e Waterloo-së ishte aq e rëndësishme sa që solli një periudhë shumë të gjatë gati 100-vjeçare paqeje dhe stabiliteti në Europë, deri në fillim të Luftës së Parë Botërore."

Gjatë qëndrimit të tij në pushtet në Francë Napoleoni vuri nën kontroll një pjesë të gjerë të Europës, si nëpërmjet aleancave ashtu edhe luftës. Luftërat napoleonike lanë me qindra e mijëra të vdekur.

Humbja e Betejës së Waterloo-së e detyroi Napolonin të arratisej në Shtetet e Bashkuara, por ai u kap nga trupat britanike të cilat e internuan për të dytën herë në ishullin e Shën Elenës në mes të Adriatikut që kontrollohej prej tyre.

Por ndryshe nga internimi i tij i parë në ishullin e Elbës, nga ku ai mundi të shpëtonte, këtu Napoloni nuk mund të arratisej dhe qëndroi aty deri në fund të jetës nën vëzhgimin e trupave britanike.

Ai vdiq në vitin 1821 në moshën 51-vjeçare.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China