Shqipëria prezantoi edhe burimet e saj turistike para një publiku të gjerë biznesi në Ningbo, në Konferencën e Bashkëpunimit dhe Shkëmbimeve për Turizmin. Drejtorja e Departamentit të Azisë e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, Albana Dutllari, iu bëri thirrje agjencive turistike të Kinës ta përfshijnë Shqipërinë në udhëtimet që ato zhvillojnë në Europë. Prej kohësh agjencitë turistike të Shqipërisë kanë përgatitur paketa udhëtimi për të gjithë rajonin e Ballkanit, duke zgjeruar mbulimin e tregut dhe duke ofruar mundësi turistike më të kompletuara për udhëtarët kinezë.
Zyrtari i lartë kinez përuroi ekspozitën e produkteve të vendeve të Evropës Qendrore e Lindore, ku firma të përpunimit të ushqimeve, bimëve mjekësore marrin pjesë në edicionin e 14-të të mallrave të konsumit.
Shqipëria prezanton në këtë panair firma të prodhimit të mjaltit, vajit të ullirit, verës, bimëve mjekësore, etj., të cilat gjatë ditëve të ekspozitës synojnë të shesin produktet e tyre dhe të lidhin kontrata bashkëpunimi me rreth 300 kompani kineze.