PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Panairi i parë i Investimeve të Tregtisë Kinë-Vendet e EQL
2015-06-12 20:17:39 CRI Komenti juaj Printoni

Nga 8 deri më 12 qershor, u zhvillua në Ningbo të Kinës juglindore Panairi i parë i Investimeve të Tregtisë Kinë-Vendet e Evropës Qendrore e Lindore (EQL). Funksionarët e lartë të këtyre vendeve , të pranishëm në panair përshendetën nismën "Një brez, një rrugë", duke e cilësuar si një shans të ri zhvillimi. Anëtari i Këshillit të Shtetit të Kinës Yang Jiechi vuri në dukje se pala kineze do të inkurajojë ndërmarrjet kineze të investojnë në vende të Evropës Qendrore e Lindore, që të nxitin fitimet reciproke.

Vitet e fundit, bashkëpunimi dhe investimet ekonomiko-tregtare midis Kinës e vendeve të Evropës Qendrore e Lindore kanë shënuar një prirje të re. Në vitin 2014, vëllimi tregtar dypalësh ka kaluar për herë të parë 60 miliardë dollarë, produktet karakteristike bujqësore të vendeve të Evropës Qendrore e Lindore dhe ato ushqimore janë vlerësuar në tregun kinez. Krahas këtyre, Investimet kineze në vendet e Evropës Qendrore e Lindore po kapin maja të reja. Firmat kineze kanë investuar mbi 5 miliardë dollarë amerikanë në këtë rajon në sektorë si energjia, infrastruktura dhe industria e makinave, duke synuar dhe investimet e gjelbra.

Përveç tregtisë së mallrave, ka njohur rritje tregtia ndërkufitare elektronike, por edhe artikuj si birra, vera, çokollata si dhe artikujt kozmetikë të prodhuara nga vendet e Europës Qendrore e Lindore.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China