Viti 2014 shënon 10-vjetori n e përfshirjes së të drejtave të njeriut në Kushtetutën e vendit dhe me këtë rast, Kina po shpejton hapat e ndërveprimit të qeverisjes me ligj me mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në Librin e Bardhë vihet në dukje se viti 2014 është viti kyç për zbatimin në Kinë të "Planit shtetëror të të drejtave të njeriut 2012-2015". Në fund të vitit të kaluar, qeveria kineze vlerësoi gjendjen e zbatimit të këtij plani dhe sipas rezultatit, detyrat e ndryshme janë zbatuar realisht. Zv-drejtori Liu Huawen u shpreh se çështja e të drejtave të njeriut në Kinë ka hyrë në etapën e zhvillimit aktiv sipas planit:
"Zhvillimi i çështjes së të drejtave të njeriut nuk mund të ndahet nga zhvillimi i shoqërisë dhe duhet të mbrojmë të drejtat e njeriut gjatë zhvillimit ekonomik, politik, shoqëror, kulturor e ekologjik me qëllim që populli të përfitojë nga zhvillimi."
Në Librin e Bardhë thuhet se çështja e të drejtave të njeriut në Kinë ka shënuar arritje dhe kjo tregon se Kina ka gjetur një rrugë të zhvillimit të të drejtave të njeriut, që përputhet me gjendjen e vet shtetërore, domethënë mbrojtja e të drejtave të jetës dhe të zhvillimit të popullit dhe pranimi i zhvillimit të të drejtave të njeriut në rrugën e sistemit ligjor.
Liu Huawen shtoi se Libri i Bardhë ka përgjithësuar procesin e zhvillimit të çështjes së të drejtave të njeriut në Kinë dhe ka shtjelluar politikën e të drejtave të njeriut në vend, që ka rëndësi të madhe për ngritjen e nivelit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe forcimin e vetëdijes së të drejtave të njeriut në Kinë. (Fani)