20141116xiao |
"Pala kineze është e gatshme që së bashku me palën amerikane, të çojmë përpara trashëgiminë e paraardhësve, duke ecur drejt të ardhmes, duke vënë në jetë parimin e moskundërvënies, të shmangies së konfliktit, të respektit reciprok dhe bashkëpunimit me përfitim të përbashkët," . Kjo ishte deklarata e kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping të mërkurën në Pekin gjatë takimit me presidentin e ShBA-së Barack Obama, në përfundim të vizitës së tij në Kinë. Gjatë dy ditëve, më 11 dhe 12 nëntor, lideri i Kinës dhe ai amerikan kaluan së bashku 9 orë, duke zhvilluar dy takime përkatësisht në Zhongnanhai, rezidencën e liderëve të shtetit të Kinës dhe në Pallatin e Madh të Popullit. Gjatë këtyre 9 orëve, Xi dhe Obama arritën shumë rezultate, të papritura për botën.
Rezultate të papritura në takimet Xi-Obama
"Xi i tha Obamas, 'Deti krijohet nga pikat e ujit', ndërsa Obama i tha Xi-ut 'Bashkëpunimi efektiv ShBA-Kinë do të favorizojë tërë botën'." Shumë media amerikane i shoqëruan me artikuj fotografitë mbi shëtitjen krah për krah të liderëve Xi dhe Obama në oborin Zhongnanhaim, më 11 nëntor.
Këtë ditë, Obama hyri për herë të parë në Zhongnanhai, rezidencën e liderëve të shtetit të Kinës në qendër të Pekinit, pranë sheshit Tiananmen. Gjatë darkës dhe bisedimeve pas darkës, Obama kaloi pesë orë së bashku me Xi-un. Sipas zyrtarit të lartë amerikan, takimi zgjati dy orë më shumë se parashikimi. Më 12 nëntor, Xi Jinping kryesoi ceremoninë e mirëseardhjes për nder të Obamës në Pallatin e Madh të Popullit, ku më pas u zhvilluan bisedimet zyrtare dhe konferenca e shtypit. Agjencia Reuter njoftoi se pavarësisht nga shumë mosmarrëveshje, bisedimet midis Xi-ut dhe Obamas ishin të ngushta dhe ngrohta.
Më 12 nëntor, Kina dhe ShBA-ja arritën konsensus edhe për pakësimin e shkarkimit të gazit serrë dhe në njoftimin e ndërsjelltë për veprimtaritë e mëdha ushtarake. Para këtyre, të dyja vendet arritën marrëveshje për liberalizimin e vizave dhe uljen e taksave të produkteve teknologjike. Të gjitha këto rezultate të takimeve Xi-Obama habitën shumë analistë, që kishin parashikuar "Obama nuk do të vizitojë kot Kinën".
Si do të bashkekzistojnë Kina dhe ShBA-ja në Azi-Paqësor? Lidhur me këtë një zyrtar i lartë amerikan është shprehur se "ndonjë ditë në të ardhmen, Kina dhe ShBA-ja do të veprojnë bashkërisht, si partnerë". A do të jetë afatgjata marrëdhëniet e ngrohta kino-amerikane,që cilësohen si më të ndërlikuara në botë ? Në analizat e 12 nëntorit , disa media nuk ishin plotësisht dakord me këtë parashikim, por shprehnin mendimin se Kina dhe ShBA-ja po përpiqen t'u shmangen konflikteve dhe të largohen nga rreziqet.