PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pse Perëndimi shqetësohet për uljen e rritjes ekonomike të Kinës?
2014-05-19 14:38:23 CRI Komenti juaj Printoni

Është e padrejtë kërkesa për ngritjen e rritjes ekonomike kineze

Me pesimizmin ndaj ekonomisë kineze, Perëndimi tregon papërshtatshmëri për uljen e rritjes ekonomike gjatë ndryshimit të strukturës ekonomike të Kinës. Në takimin e ministrave të financave dhe të guvernatorëve të bankave qendrore të vendeve G20-s, që u zhvillua në korrik të vitit kaluar, shumë vende perëndimore propozuan që Kina të merrte masa pozitive stimulimi, për ngritjen e rritjes ekonomike dhe në rrjedhim, për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike të vendeve të tjera. Deri më sot, në Perëndim është ende i përhapur ky mendim që t'i kërkojë ekonomisë kineze të japë kontribut, pa përfillur realitetin që mënyra e zhvillimit ekstensiv të ekonomisë kineze është pa rrugëdalje .

Në fakt, Perëndimi është mësuar me varësinë e rritjes ekonomike kineze me shpejtësi të madhe, por kjo rritje e lartë nuk është e vazhdueshme. Së pari, rritja e ekonomisë kineze është varur prej kohësh nga investimet qeveritare, gjë që shkakton kontradikta strukturore gjithnjë e më të rënda dhe që shoqërohet me presionin gjithnjë e më të madh nga burimet natyrore dhe mjedisi. Së dyti, eksporti kinez është ulur si pasojë e uljes së kërkesave të jashtme dhe e proteksionizmit nga vendet e zhvilluara, nën pretekstin e pengesave jo-tatimore. Së treti, rënia e vlerës së monedhave të disa vendeve të zhvilluara ka nxitur hyrjen në Kinë të "parave të nxehta" ndërkombëtare, ngritja e vazhdueshme e monedhës kineze RMB si dhe inflacioni i importuar. Në këtë rrethanë shumë të ndërlikuar, nuk ka qenë e lehtë ruajtja e rritjes së qëndrueshme të ekonomisë kineze.

"Thëniet që ngadalësimi i ekonomisë kineze zvarrit gjithë globin nuk përputhen me faktin," tha Xu Hongcai, studiuesi i Qendrës së Shkëmbimeve Ekonomike Ndërkombëtare të Kinës. Ai tha se kontributi i Kinës për rimëkëmbjen e zhvillimin e vazhdueshëm të ekonomisë botërore është i konsiderueshëm, qoftë në krahasim me vendet e zhvilluara apo me ato në zhvillim. Kina ka ruajtur rritjen ekonomike prej mbi 7% , shton çdo vit mbi 10 milionë vende pune dhe është vendi numër 1 për tregtinë e jashtme. Të gjitha këto kanë kontribuuar për rritjen e ekonomisë globale.

Ndryshimi i mënyrës së zhvillimit të ekonomisë kineze do të nxitë ekonominë botërore

Me thellimin e reformimit të ekonomisë kineze, Perëndimi duhet të heqë dorë nga kërkesa për "rritjen e lartë" të ekonomisë kineze dhe të përshtatet gradualisht me "gjendjen e re" të ekonomisë kineze. Analisti për makroekonominë, Li Huiyong tha se në "gjendjen e re", ekonomia kineze do të ndryshojë rritjen nga shpejtësia e lartë në atë të mesme, mënyra e zhvillimit ekstensiv do të ndryshojë në rrijen e nxitur nga novacioni dhe konsumi, ndërkohë do të vihet në plan të parë parandalimi i rreziqeve.

Gjatë procesit të ndryshimit të mënyrës së zhvillimit, shpejtësia e rritjes së ekonomisë kineze do të ulet, por njëkohësisht, cilësia dhe efektiviteti i ekonomisë do të ngrihet shumë. Në të ardhmen, Kina do të kontribuojë më shumë për ekonominë botërore, me shndërrimin nga "fabrika e botës" në "tregun e botës" dhe nga "Made in China" në "Created in China".

"Ndryshimi i mënyrës së zhvillimit ekonomik dhe veçanërisht procesi i urbanizimit të fshatrave do t'i krijojnë shumë shance zhvillimit të ekonomisë botërore," tha Xu Hongcai, studiues i Qendrës së Shkëmbimeve Ekonomike Ndërkombëtare të Kinës. Ai tha se teknologjia, kapitalet dhe përvoja e vendeve të zhvillura do të gjejnë treg në Kinë dhe të luajnë rol në arenën kineze. Në sfondin e globalizimit ekonomik, Kina ka qenë për liberalizimin e tregtisë, lehtësimin e investimeve si dhe përmirësimin e strukturës industriale në favor të mbrotjes së mjedisit. Kina do të japë kontributin e vet për krijimin e një rendi të ri ekonomik botëror me drejtësi, leverdi reciproke dhe fitime të përbashkëta.

Zv.ministri i Financave i Kinës Zhu Guangyao tha më 13 maj se me thellimin e gjithanshëm të reformës, në dekadën e ardhshme ekonomia kineze do të ruajë rritjen 7-8%.

Zhu theksoi se situata bazë e ekonomisë kineze nuk ka ndryshuar. Për të nxitur zhvillimin e shëndetshëm e të vazhdueshëm ekonomik, nuk do të zbatohet plani i nxitjes ekonomike në përmasa të mëdha, sepse ky plan do të ketë ndikime negative mbi ekonominë.

Sigurisht, ekonomia kineze ka ushtruar rol gjithnjë e më të madh mbi ekonominë globale, por me ndryshimet nga reformimi ekonomik dhe nga regullimi i strukturës ekonomike, Perëndimi duhet të pranojë realitetin e ngadalësimit të ekonomisë kineze dhe të mos i kërkojë Kinës të japë kontribut për ekonominë botërore me rritjen e shpejtë.

(Wang Lei)


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China