PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pse Perëndimi shqetësohet për uljen e rritjes ekonomike të Kinës?
2014-05-19 14:38:23 CRI Komenti juaj Printoni

Këtë vit, çdo ndryshim i të dhënave të ekonomisë kineze ishte në fokus të vëmendjes së opinionit perëndimor. Vendet perëndimore, që shqetësohen shumë për uljen e shpejtësisë së rritjes së ekonomisë kineze, jo vetëm ulën parashikimin për rritjen e ekonomisë kineze dhe përgojuan ekonominë kineze e tregun kinez të pasurive të paluajtshme, por dhanë edhe receta të ndryshme për ngadalësimin e ekonomisë kineze.

Perëndimi ka ndjekur me vëmendje shpejtësinë e rritjes eknomike

Ditët e fundit, Banka Botërore publikoi një raport, ku parashikohet se në fund të këtij viti, ekonomia kineze do të zërë vendin e parë në botë, duke kapërcyer ShBA-në. Për këtë, mediat kineze tregojnë gjakftohtësi, kurse mediat perëndimore e kanë raportuar menjëherë. Ndër raportime të panumërta, një pjesë shpreh habinë për rritjen aq të shpejtë të ekonomisë kineze, dhe pjesa tjetër paraqiti dyshim për këtë renditje. Pavarësisht nëse kapaciteti i ekonomisë kineze do të arrijë në vendin e parë , ky fakt pasqyron fenomenin që çdo lajm mbi ekonominë kineze tërheq vëmendjen e opinionit të Perëndimit.

Në fakt, këto vite nuk janë ndërprerë parashikimet mbi rënien e ekonomisë kineze. Veçanërisht këtë vit, kur Kina ngadalëson rritjen e ekonomisë, në Perëndim u ngrit vala e re e pesimizmit ndaj Kinës. Ekonomisti kinez Ma Guangyuan tha se para publikimit të të dhënave të rritjes ekonomisë kineze në tremujorin e parë të këtij viti, shumë banka perëndimore të investimeve nisën raundin e ri të "korit" mbi recesionin e ekonomisë kineze. P.sh. Grupi Goldman Sachs parashikoi se rritja e ekonomoisë kineze në tremujorin e parë do të ishte vetëm 6%." Por të dhënat e publikuara nga Drejtoria Kombëtare e Statistikave e Kinës u përballën me deklaratat e bankave perëndimore të investimeve, shtoi Ma Guangyuan, megjithatë, kjo nuk zhduku dyshimet e vendeve perëndimore.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China