PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mësimet nga mbytja e tragetit koreanojugor
2014-04-28 10:01:32 CRI Komenti juaj Printoni

E meta e dytë, mungesa e kontrollit të ngarkimit të tragetit

Sipas hetimeve fillestare, trageti u mbyt pas ndryshimit të befasishëm të kursit të lundrimit, që shkaktoi lëvizjen e mallrave dhe automjeteve në traget.

Timonieri i shpëtuar, U Ying-Si pohoi se konteinerët në traget nuk u fiksuan me zinxhir hekuri, por vetëm me litar të thjeshtë. Edhe regjistrimi i pasagjerëve nuk përputhet me normën. Sipas Prokurisë koreanojugore kjo tregon se anëtarët e ekuipazhit kanë mbingarkuar tragetin për të siguruar një fitim më të madh.

E meta e tretë ka të bëjë me kualifikimin e ndihmës-kapitenit të tragetit.

Sipas hetimit, ndihmës-kapiteni ishte një i ri 26 vjeçar dhe punonte vetëm prej 6 muajsh në këtë traget dhe për herë të parë drejtonte një traget të madh, duke lundruar në kanalin me rrjedha të shpejta uji. Atëkohë, kapiteni Lee Joon-seok nuk ishte pranë pilotit, por pushonte në dhomë.

Trageti "Sewol" nuk është një anije e zakonshme dhe kapaciteti prej 6825 tonësh është më i madhi ndër këtë lloj tragetesh në Korenë e Jugut. Shumë njerëz dyshojnë në aftësinë e kapitenit Lee Joon-seok, që zotëronte kualifikimin e shkallës së dytë. Mendohet se një kapiten me kualifikimin e shkallës së parë do të jetë në gjendje të kontrollojë një traget të madh.

Pas një sërë problemesh, mediat koreanojugore zbulojnë se sipas ligjit përkatës, që nga viti 2015 edhe një pilot me përvojë vetëm një-vjeçare, lejohet të drejtojë, i pavarur, anije dhe të përshkojë kanalin me rrjedhje të shpejtë. Pas ngjarjes së tragetit "Sewol", ky rregull ngjalli debate të shumta në opinionin publik të Koresë së Jugut.

E meta e katërt, mungesa e rregullave teknike në modifikimin e anijeve

Tregeti "Sewol" u ndërtua nga Japonia në vitin 1994 dhe u vu në funksionim në Japoni për një kohë të gjatë. Sipas ekspertit, nga ana strukturore, ky traget nuk i përket tipit më të sigurt. Në të kaluarën, ai shërbente në linjat midis ishujve japonezë, që nuk janë në distanca të largëta dhe ndodhen në hapësira detare me valë të dobëta, prandaj pajisjet e këtij trageti janë më të ulëta se standardi ndërkombëtar dhe në qarqet e transportit detar, ai quhet "traget i thjeshtë".

Një ekspert i projektimit të anijeve u tha mediave se në Korenë e Jugut se ka shumë tragete të dorës së dytë të importuara dhe në shumë raste ato modifikohen. Në rastin e tragetit "Sewol" u shtua kati i 5-të dhe kjo shton rrezikun e zhvendosjes së qendrës. Pas ngjarjes, edhe kapiteni Lee Joon-seok pohoi se në këtë traget "ekuilibri" kishte mangësi, pasi ka qendrën e lartë të gravitetit. Lee Joon-seok paraqiti dhe problemin për jetëgjatësinë e tragetit. Ai tha se jetëgjatësia e përdorimit të një anijeje është zakonisht 20 vjet. Trageti "Sewol" shërbeu në Japoni për 18 vjet. Ai u shit në Korenë e Jugut në vitin 2012 dhe u fut në përdorim pas modifikimit. Kështu trageti funksionoi më shumë se sa afati i përdorimit të tij.

E meta e pestë, mungesa e edukimit të pasagjerëve për siguri

Në këtë traget, pjesa dërrmuese e pasagjerëve ishin nxënës. Në shumë vende, para hipjes në anije pasagjerët duhet të pranojnë edukimin e sigurisë. Nga një fragment videoje i filmuar nga një nxënës kur ndodhi fatkeqësia, ndërsa jepej alarmi pasagjerët nxënës nuk reaguan seriozisht dhe nuk ishin të ndërgjegjshëm për rrezikun që u kanosej. Pas tragjedisë, mungesa e edukimit të sigurisë në shkollë ka tërhequr vëmendjen e shoqërisë koreanojugore.

E meta e gjashtë, mospërsosja e sistemit të reagimit dhe të shpëtimit

Nga lëshimi i sinjaleve SOS deri mbytjen përfundimtare pati një kohëzgjatje prej 3 orësh. Megjithëse shumë persona të ekipit të shpëtimit arritën në kohë në vendngjarje, numri i viktimave ishte i konsiderueshëm.

Specialistët janë të mendimit se ai që komandoi operacionin e shpëtimit gjykoi gabimisht seriozitetin e aksidentit dhe në fillim e vlerësoi si ngecje të anijes, por jo mbytje. Kështu në veprimet e shpëtimit mungoi periudha e artë.

Edhe organet qeveritare u kritikuan për trajtimin e fatkeqësisë. Njoftohet se në Korenë e Jugut afro 2400 punonjës qeveritarë merren me trajtimin e fatkeqësive dhe të reagimit të shpejtë, por pjesa dërrmuese e tyre nuk kanë përgatitjen e duhur për parandalimin dhe përballimin e fatkeqësive të mëdha , siç ishte mbytja e tragetit "Sewol".

Shpresojmë sinqerisht se vendet e ndryshme do të nxjerrin mësime nga tragjetia e tragetit të Koresë së Jugut dhe fatkeqësi të tilla, të shkaktuara nga gabimet njerëzore nuk do të përsëritet . (Wang Lei)


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China