PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mësimet nga mbytja e tragetit koreanojugor
2014-04-28 10:01:32 CRI Komenti juaj Printoni

Trageti i Koresë së Jugut "Sewol" u mbyt më 16 prill dhe gjatë 9 ditëve,raportohej shtimi dita ditës i numrit të viktimave. Deri tani numri i përgjithshëm i të vdekurve dhe të humburve është 302 veta, shifër kjo sa dy të tretat e numrit të përgjithshëm të pasagjerëve në këtë traget. Përpara syve të qindra punonjësve të ekipit të shpëtimit vetëm 200 metra larg, një traget u mbyt dhe u fundos dhe askush nuk mundi të shmangte tragjedinë.

Kjo ngjarje e rëndë ngjalli edhe një herë preokupimet e opinionit publik për sigurinë e udhëtimit me traget si dhe mënyrat e shpëtimit në raste emergjence.

Mediat jugkoreane mendojnë se kjo ngjarje e rëndë demaskon shumë të meta në sigurinë e lundrimit detar në vend, në administrimin e transportit, në operacionet e emergjencave dhe bën thirrje të reflektohet.

E meta e parë, mangësitë në përgatitjen e ekuipazhit të tragetit për përballimin e emergjencave

Sipas burimeve zyrtare të Koresë së Jugut, gjysmë ore pas ndodhjes së aksidentit dhe para marrjes së vendimit për braktisjen e tragetit, kapiteni komunikoi 11 herë me Qendrën e Kontrollit të Komunikacionit dhe pyeti më se një herë për kërkimin e ndihmës, por asnjë herë për dhënien e urdhërit të shpëtimit të pasagjerëve.

Në prag të fundosjes së tragetit, kapiteni dhe 15 anëtarët kryesorë të ekuipazhit braktisën pasagjerët dhe u larguan vetë, duke shkelur etikën profesionale. Lidhur me këtë, presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye u shpreh se "një veprim i tillë nuk ndryshon nga vrasja dhe është i papërfytyrueshëm nga aspekti ligjor e etik". Mediat koreanojugore vunë në dukje se kjo është jo vetëm humbje e moralit, por duhet të standardizohen normat profesionale që të parandalohen fatkeqësi të tilla, të shkaktuara si pasojë e gabimeve njerëzore .

Sipas hetimeve zyrtare, ekuipazhi i tragetit "Sewol" nuk kishte asnjë përgatitje për kompetencë. Opinioni publik koreanojugor është i mendimit se nëse sektori dhe kompanitë e transportit detar mund të bënin përgatitjet profesionale për stafin e tragetit, do të shpëtonin më shumë pasagjerë.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China