20131126KujtimXhani |
Në kuadër të takimit mes kryeministrit kinez Li Keqiang dhe homologut të tij shqiptar Edi Rama më 27 nëntor në Bukuresht, ambasadori i Shqipërisë në Kinë, z. Kujtim Xhani i dha një intervistë gazetares së CRI shqip. Ndër të tjera ai thekson se "Nisma e re e prezantuar nga ish kryeministri kinez Wen Jiabao në prill të vitit 2012, u mirëprit dhe u miratua nga të gjitha vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, natyrisht edhe nga Shqipëria, dhe viti 2013 ka konkretizuar këtë bashkëpunim.
Sipas ambasadorit shqiptar Xhani, "Takimi i Bukureshtit pritet të rikonfirmojë rëndësinë që vendet tona i kushtojnë këtij bashkëpunimi, veçanërisht në prag të 65-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Shqipërisë". Ai ka shtuar se "delegacioni shqiptar, që do të marrë pjesë në takimim e Bukureshtit kryesohet nga kryeministri Rama, anëtarë të kabinetit qeveritar dhe në veçanti ministri i ekonomisë. Shqipëria do të prezantojë në këtë takim dhe disa projekte konkrete në fushën energjetike, infrastrukturës, agrobiznesit dhe turizmit, ka theksuar ndër të tjera në intervistën për CRI shqip, ambasadori shqiptar në Kinë, zoti Kujtim Xhani.