Tre dekada pasi Kina ndërmori reformat e thella ekonomike, shumë ndryshoi për gratë. Ndryshe nga nënat e tyre, ku shpesh jeta e tyre private ishte e ndaluar apo e përcaktuar nga shteti, në përgjithësi sot gratë mund të zgjedhin rrugën e tyre në jetë.
Gratë në fshat nuk janë më të lidhura me zakonet; grave në qytet nuk ju përcaktohet një punë apo nuk kanë më nevojë për lejen e punëdhënësit për të martuar. Por sot të gjitha gratë duhet të kërkojnë leje për të pasur një fëmijë.
Por së bashku me lirinë vijnë edhe risqet. Krijimi i një shoqërie moderne kur burri nuk vlerësohet më shumë se gruaja po gjen gjithnjë e më shumë mbështetje. Por sot shumë punëdhënës nuk punësojnë gra për shkak të kostove të larta. Ligji i detyron punëdhënësit të mbulojnë shpenzimet për gratë shtatzëna.
Ndërkohë feministet po kërkojnë një sistem shtetëror sigurimi për lindjen dhe të pakësojnë diskriminimin.
Chen Shuping
Rubrika<<<
Kur duhet të dalim në pension?