PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Intervista e z. Petrit Beci dhënë për Radion e Jashtme të Kinës
2010-11-09 21:31:28 cri komenti juaj Printoni

J.L- Morëm vesh që ju keni hyrë në Parkun e EXPO-s nëpërmjet kanalit të posaçëm për VIP-at, ç' mendim keni për punët përgatitore nga pala organizatore, pra si ishte eksperienca?

Z.Beci- Eksperienca ishte shumë pozitive, me të vërtetë hyrja ishte bërë nëpërmjet kanalit VIP për të mos humbur kohë, pasi mesa morëm vesh qytetarët kineze apo nga e gjithë bota që vijnë, apo banorë të Shangait rrinë me orë të tëra për të vizituar panaire të veçanta brenda EXPO-s 2010, ishte një punë shumë e mirë, një punë shumë e shkëlqyer, me guidë, gjatë gjithë kohës me njerëz që të shoqërojnë, me përkthyes të cilët janë të gatshëm jo vetëm që të përgjigjen dhe të bëjnë shpjegimin e çdo gjëje që është e instaluar aty brenda, por njëkohësisht janë të gatshëm të të shoqërojnë për çdo kërkesë apo problem të vogël që mund të kesh. Në përgjithësi gjatë gjithë vizitës në Kinë, eksperienca jonë jo vetëm kësaj here por edhe herën e parë, por dhe gjithë takimet që kam unë me punonjësit dhe specialistët kinezë të Radio Televizionit të Kinës, kinezët janë njerëz shumë të sjellshëm, janë njerëz shumë të edukuar, njerëz të gatshëm për të ndihmuar, aq më tepër miq kur vijnë nga larg siç jemi ne, që vijmë nga larg, nga një shtet i vogël.

Kuptohet që këtu luan një rol shumë të rëndësishëm edhe historia ndërmjet dy vendeve, ajo që ne kemi një miqësi të vjetër tradicionale mes dy vendeve dhe padyshim në moshat mbi 40- 45 vjeç apo dhe me lart, historia e Shqipërisë njihet shumë mirë dhe populli shqiptar njihet shumë mirë, kështu që nuk është e nevojshme që te prezantohesh e ti thuash ku është Shqipëria pasi ata e njohin vendin shumë mirë dhe e dinë mirë historinë e saj, njerëz të cilët e kanë jetuar atë kohë.

J.L- Po cila pjesë e kësaj EXPO-je të madhe ju ka lënë përshtypjen më të thellë?

Z. Beci- Gjithçka për mua ishte në perfeksion. Gjithçka është një mrekulli, aty ku shkon mendja e njeriut për të shpikur ishte realizuar. Ndoshta unë me profesionin tim të kineastit do thoja që gjëja më e përkryer që pashë ishte filmi i realizuar në 8 minuta për historinë e Kinës dhe popullit kinez që nga lashtësia e deri në kohët e sotme moderne, që në 3 ekrane të mëdhaja paralel një punë voluminoze, perfeksionit të jashtëzakonshëm të figurës, zërit, ngjyrave, dritës, domethënë, njeriun që është marrë me botën e filmit dhe televizionit e lë pa mend, sepse mund të shohësh konstruksione metalike, mund të shohësh mrekullira të tjera, mund të shohësh mbarëvajtjen totale të atij qyteti me lulishte, me parqe, me stacione autobusi, me makina të cilat janë vetëm me bateri për të mos ndotur ambientin duke dhënë shembullin konkret të një bote sa më të pastër e të një bote sa më të gjelbër, por ajo që mua më bën përshtypje është se unë e shoh me një sy tjetër, e shoh me syrin se çfarë pune gjigante kishte bërë ai njeri për ta arritur. Filmi ishte një punë që përmbledh gjithë punët që ishin bërë atje brenda, vetem një profesionist e kupton punën gjigante që kishte bërë ai njeri, që duhet të punosh për disa vjet për ta realizuar.

J.L- Mirë, gjatë kësaj vizite në EXPO-n 2010, a keni gjetur ndonjë teknologji të përshtatshme për digjitalizimin e Shqipërisë?

Z.Beci- Nuk është problemi se nuk e kam gjetur në EXPO pasi ato janë panaire të veçanta, siç thashë që bëhen në Las Vegas dhe Amsterdam, bëhet edhe një në Pekin, në muajin gusht i teknologjive radio-televizive, por ajo çka kam parë të veçantë është gjatë vizitës në Pekin, jo vetëm gjatë bisedave që kemi bërë me liderët e të gjitha niveleve te Radio Televizionit të Kinës, por edhe në fabrikën e transmetuesve radio-televiziv aty ku prodhohet shkenca apo në kullën e transmetimit të Pekinit, mbi kullën e lartë që është ndërtuar apostafat dhe që shërben edhe si turizëm dhe do të thoja që me informacionin që kemi ne sot, Kina ka bërë hapa shumë të mëdhaja duke pasur parasysh territorin e jashtëzakonshëm që ka, numrin e madh të popullsise, thyerjet e mëdhaja të relievit. Kina kishte bërë goxha avancime në digjitalizim dhe sipas bisedave që ne kemi bërë, Kina do të jetë një përkrahëse dhe një ndihmëse e digjitalizimit dhe të Radio Televizionit Shqiptar.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China