PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Intervista e z. Petrit Beci dhënë për Radion e Jashtme të Kinës
2010-11-09 21:31:28 cri komenti juaj Printoni

src="mms://media.chinabroadcast.cn/albanian/rubrike/PetritBecirtsh201010.wma"

type="video/x-ms-wmv" width="240" height="44">

Intervista e z. Petrit Beci dhënë për Radion e Jashtme të Kinës

Pas një vizite disaditore për herë të dytë në Kinë, z. Petrit Beci dha një intervistë për Radion e Jashtme të Kinës.

Jiang Lei (J.L)- Z. Beci, a mund të na thoni përshtypjet e kësaj here të vizitës suaj në Kinë, dhe për vizitën tuaj në EXPO-n e Shangait në ditën e fundit të tij.

Z. Beci- Pas vizitës sime për herë të dytë në Kinë dhe takimin e të gjitha niveleve e liderëve të Radio Televizionit të Pekinit, në Pekin, bëmë një vizitë në Shangai dhe konkretisht në EXPO-n 2010 të Shangait, që mendoj se ishte një arritje shumë e madhe e zhvillimit shumë të madh që ka marrë sot Kina, si një shtet me një ekonomi shumë të zhvilluar. Atje ne pamë panairin elektronik, që bënte fjalë mbi zhvillimin e botës sot dhe mirëruajtjen e ekologjisë dhe mirëruajtjen e gjithë rruzullit tokësor nga ndryshimet që kanë ndodhur si rezultat i ngrohjes së përgjithshme globale, por pamë edhe komplet pjesën më kryesore, pra pjesën e seksionit të Kinës që ishte një mrekulli e vërtetë. Unë do desha të përmend se megjithëse nuk kam parë EXPO të tjera, por kam parë panaire të tjera si panairet elektronike të Las Vegasit dhe të Amsterdamit dhe ato kanë veçoritë e tyre, por ky Panair ishte fjala e fundit e shkencës dhe e teknikës në konstruksionin dhe konceptimin si një qytet i gjithi më vete, i cili brenda për brenda i kishte të gjitha shërbimet e nevojshme urbane që i duhen një njeriu dhe mesa mora vesh ky panair është vizituar nga 70 milionë njerëz prej të cilëve arrinte një shifër deri në 1 milion e 30 mijë vizitorë në ditë, që do të thotë se është një shifër jashtë mase e madhe dhe një punë e jashtëzakonshme për të përballuar këtë fluks të madh njerëzish, që tregon edhe njëherë, siç e përmenda dhe në fillim, një zhvillim të jashtëzakonshëm që ka marrë kultura dhe ekonomia në përgjithësi, kultura arkitektonike, ajo e shërbimit, por ajo që është e rëndësishme është mentaliteti i popullit kinez.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China