PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Ethet" e mësimit të kinezishtes
2016-02-23 09:42:26 CRI Komenti juaj Printoni

Chen Yuling-u dhe Wang Rong-u kanë të ndryshme moshën dhe vendin ku e ushtrojnë biznesin e tyre, por kanë të përbashkët faktin që janë që të dyja nga Kina dhe që janë përfshirë në një biznes të veçantë, por që po njeh një rritje të shpejtë, siç është ai i mësimdhënies së gjuhës kineze. Shekulli i 21-të quhet shpesh edhe "shekulli i Kinës" dhe gjithnjë e më shumë të huaj janë të interesuar për të njohur gjuhën e kulturën kineze. "Go West" ("Shko në Perëndim") është titulli i një kënge të njohur. Por qendra e ekonomisë botërore po zhvendoset drejt Lindjes, veçanërisht Kinës, dhe "Mbretëria e qendrës" po bëhet një vend gjithnjë e më i rëndësishëm në botë, prandaj edhe sipërmarrësja e re Wang Rong e ka quajtur shkollën e saj për mësimin e gjuhës e të kulturës kineze "Go East" (Shko në Lindje). Ndërsa Chen Yuling-u është një sipërmarrëse kineze që jeton prej në shumë se tre dhjetëvjeçarësh në Afrikën e Jugut, dhe tashmë është e përkushtuar ndaj bërjes sa më të njohur të gjuhës e të kulturës kineze në kontinentin afrikan. Ajo është themeluesja dhe drejtuesja e Fondacionit Kinez të Arsimit të Afrikës së Jugut.

Çfarë kanë të përbashkët ish-kryeministri australian Kevin Rudd, themeluesi i "Facebook"-ut Mark Zuckerberg dhe vajza e presidentit amerikan Obama, Malia Obama? Që të tre ata njohin kinezishten dhe e kanë atë si gjuhë të dytë.

Sipas Selisë së Institutit "Konfuci", që merret me përhapjen dhe mësimin e gjuhës e të kulturës kineze, me mbështetjen e mësimit ndërkombëtarisht të gjuhës kineze dhe me nxitjen e shkëmbimeve kulturore e njerëzore, në vitin 2005 kishte gjithsej 20 milionë veta që studionin gjuhën kineze në mbarë botën; pas pesë vjetësh, në 2010, ky numër u pesëfishua, duke arritur në 100 milionë, kurse tani arrin në më shumë se 150 milionë. Ndërkohë, ka vetëm rreth 1200 institute e klasa "Konfuci" në mbarë botën, por ato nuk mund të plotësojnë të gjitha nevojat për mësimin e gjuhës kineze. Këtë mungesë po mundohen ndër të tjera edhe sipërmarrës privatë, por të shtyrë jo vetëm nga fitimi. Një prej tyre është edhe Chen Yuling-u.

Chen Yuling-u është një sipërmarrëse e suksesshme kineze në Afrikën e Jugut, e cila së fundmi i është përkushtuar promovimit të mësimit të gjuhës kineze në "vendin e ylberit".

Kinezët në Afrikën e Jugut përbëjnë një ndër grupet më të vogla etnike në këtë vend, me rreth 20 mijë veta, dhe janë pasardhës të atyre që erdhën në Afrikën e Jugut tre deri në pesë breza më parë, si edhe imigrantë të rinj. Chen Yuling-u i përket grupit të këtyre të fundit.

Chen Yuling-u ka lindur në Guangzhou, kryeqendra e provincës Guangdong në jug të Kinës, por ka jetuar në Afrikën e Jugut prej më shumë se 30 vjetësh, duke përjetuar jetën nën aparteid, si edhe gëzimin kur Afrika e Jugut vendosi marrëdhënie diplomatike me Kinën. Ajo po ashtu ka qenë dëshmitare e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe Kinë- Afrikë e Jugut, dhe ka dhënë ndihmesën e vet në këtë drejtim.

Si një sipërmarrëse me emër dhe udhëheqëse e bashkësisë kineze në Afrikën e Jugut, Chen Yuling-u tashmë është përqendruar në zhvillimin e mësimit të gjuhës kineze në këtë vend.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China