PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Sara Jane Ho, "Miss Mirësjellja"
2015-12-29 15:08:38 CRI Komenti juaj Printoni

Sara Jane Ho është një biznesmene e re dhe e bukur, jo vetëm në pamje por edhe në sjellje, sepse ajo i njeh mirë rregullat e etiketës e të mirësjelljes, dhe mësimin e këtyre rregullave e ka kthyer në karrierë të vetën. Sara është themeluese dhe drejtuese e Institutit "Sarita", i cili ka dy shkolla të etiketës në Kinë, pikërisht në Pekin e Shangait, ku mësohet rëndësia e etiketës dhe e mirësjelljes shoqërore, veçanërisht në botën e biznesit. Ajo është pagëzuar edhe si "Miss Mirësjellja".

 

Sara Jane Ho ka lindur më 5 dhjetor 1985 në Hong-Kong, në një familje nga pjesa kontinentale e Kinës, por vitet e fëmijërisë i kaloi në Guinenë e Re Papua, ku i ati punonte për gjigantin e naftës "Shell", përpara se të zhvendosej në Londër e më pas përsëri në Hong-Kong, ku ajo ndoqi Shkollën "Peak" dhe Shkollën Ndërkombëtare Gjermano-Zvicerane. Më pas, në vitin 2000, Sara shkoi për të ndjekur shkollën e mesme në ShBA, pikërisht akademinë "Phillips Exeter". Studimet e larta Sara Jane Ho i kreu në Universitetin Georgetown, ku në vitin 2007 u diplomua për letërsi angleze dhe qeverisje. Në vijim 22-vjeçarja e atëhershme nisi punë si analiste e blerjeve dhe e bashkimeve në "Perella Weinberg Partners", një bankë investimesh në Nju-Jork. Pas dy vjetësh pune aty, Sara Jane Ho vendosi të kthehet në Kinë, ku u mor fillimisht me punë bamirëse në Pekin. Ajo punoi si vullnetare me kohë të plotë dhe merrej me mbledhjen e fondeve për një organizatë fitimprurëse të fokusuar në ndihmën për të varfrit në zonat fshatare në Kinë.

Më pas Sara shkoi përsëri në ShBA, ku ndoqi studimet për master në administrim biznesi në të njohurën Shkollë të Biznesit të Harvardit, të cilat i përfundoi në vitin 2012. Pas kësaj, ajo bëri një zgjedhje disi të papritur: vendosi të studiojë për protokoll dhe etiketë ndërkombëtare në Institutin "Villa Pierrefeu" në Zvicër. "Nuk ua thashë shumë prej shokëve e shoqeve të mia se do të ndiqja një shkollë për studimin e etiketës, sepse druhesha se do të më qortonin duke thënë: 'Ah, kjo është marrëzi – thjesht një tufë vajzash të pasura që ecin përqark duke mbajtur libra mbi kokë'," thotë ajo, duke shtuar: "Tradicionalisht, aristokracia europiane i ka çuar vajzat e veta në shkolla për mësim etikete: princeshë Diana ka ndjekur një shkollë të tillë, e po ashtu edhe Camilla Parker-Bowles. Tani biznesi i shkollave të etiketës është më shumë në vendet në zhvillim. Prej rreth 30 shokëve e shoqeve të klasës që kisha, mund të them se 25 ishin nga vendet në zhvillim: kështu pesë ishin nga India dhe pesë nga Nigeria. Ata ishin shumë kozmopolitë dhe e dinin rëndësinë e etiketës ndërkombëtare, rëndësinë e mikpritjes, të përshëndetjes e të paraqitjes."


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China