PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Angela Chao, biznesmenia në ShBA që ruan traditat kineze
2015-12-17 15:53:58 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.kryetarja e bordit e Grupit "Foremost" Angela Chao ka qenë e suksesshme në një sektor të mbizotëruar nga burrat, siç është transporti detar i mallrave.


Angela Chao

Angela Chao ka lindur në ShBA dhe është vajza më e vogël e Dr. James Chao dhe e Ruth Mulan Chu Chao, prindër të gjashtë vajzave, që emigruan nga Kina për në ShBA në mesin e shekullit të kaluar. Në vitin 1964 i ati i Angela Chao-s, James Chao, themeloi Grupin "Foremost", një sipërmarrje me bazë në Nju-Jork, që e ushtron veprimtarinë e vet në fushën e transportit detar, të tregtisë dhe të financave.

Në vitin 1994 Angela Chao u diplomua vetëm brenda tre vjetësh për ekonomi në një nga shkollat më të mira në botë siç është Kolegji i Harvardit, ku kanë studiuar, mes shumë personalitetesh të tjera nga të gjitha fushat, edhe presidentët amerikanë Teodor e Franklin Ruzvelt, si edhe Xhon Kenedi.


Angela Chao në ceremoninë e diplomimit në Kolegjin e Harvardit bashkë me pjesëtarë të familjes

Pas diplomimit Angela Chao punoi në Departamentin e Bashkimeve dhe Blerjeve të "Smith Barney"-t, sot pjesë e "Citigroup"-it. Kjo në të vërtetë ishte një vonesë e vogël dhe parapërgatitje për atë që kishte qenë për një kohë të gjatë ëndrra e Angela Chao-s: t'i bashkohej të atit në kompaninë që ai krijoi pas mbërritjes në ShBA.

Përgjatë viteve "Foremost" ishte bërë një kompani e tregtisë dhe e transportit detar ndërkombëtar, me një flotë anijesh moderne. "Kompania ishte rritur mjaft me kalimin e kohës," shprehet Angela Chao. "Unë isha me fat që iu bashkova kompanisë herën e parë pas dy vjetësh në sektorin bankar pas diplomimit në kolegj."

Por më pas, duke vijuar traditën e familjes, Angela Chao vazhdoi studimin dhe, në vitin 2001, mori një master në administrim biznesi nga Shkolla e Biznesit e Harvardit. Ajo vë në dukje: "Punova në kompani për dy vjet dhe e kisha të vështirë ta lija për të marrë masterin, por prindërit më nxitën për ta bërë një gjë të tillë, pasi ata kishin besim të patundur në fuqinë transformuese të arsimit. "


Angela Chao me prindërit e saj

Pas marrjes së gradës master në administrim biznesi, Angela Chao u bashkua përsëri me grupin "Foremost" si zëvendëspresidente, duke u fokusuar në menaxhimin e anijeve dhe anën operacionale. Më pas, në vitin 2009, ajo arriti të bëhet zëvendëskryetare e bordit, pozicion të cilin vazhdon ta mbajë edhe sot e kësaj dite, duke u përgjigjur kryesisht për financat.

"'Foremost' nuk është vetëm sipërmarrje tregtare, por kjo kompani përfaqëson disa vlera dhe parime në të cilat prindërit e mi besojnë dhe të cilat prindërit e mi mendojnë se janë të vyera për mbarë botën ," shprehet Angela Chao.

"Kam privilegjin të punoj për babanë tim dhe me babanë tim dhe jam e lumtur që mund ta shoh atë përditë," thekson ajo. "Babai im më mëson çdo ditë kaq shumë gjëra të reja, dhe këto gjëra nuk janë të lidhura vetëm me biznesin dhe punën, por edhe me atë se si të bëhem një njeri më i mirë dhe si të kujtoj në çdo çast që t'i jem mirënjohëse shoqërisë për gjithçka kam arritur dhe të mundohem t'ia shpërblej për këto arritje."


Angela Chao me të atin, James Chao

"U jam shumë mirënjohëse dhe gjithmonë i falenderoj prindërit nga thellësia e zemrës për nxitjen e mbështetjen që më kanë dhënë gjatë jetës e karrierës sime. Siç më thoshin atëherë, arsimi i mirë është një element thelbësor në atë 'kutinë e sendeve' që ka një njeri në jetën e vet," shprehet Angela Chao.

Ajo thekson më tej se fitimet nuk kanë qenë arsyeja e vetme dhe as kryesorja për krijimin e "Foremost"-it: "Më e rëndësishmja është se kam përfituar nga filozofia e prindërve të mi. Sipas vizionit të tyre, kjo kompani nuk synonte vetëm të fitonte para, por mbi të gjitha objektivi i saj ishte t'i ofronte shërbime botës."

Sektori i transportit detar vazhdon të jetë ende një biznes i mbizotëruar nga meshkujt. Angela është relativisht e re dhe femër, dhe për më tepër "me prejardhje aziatike në Amerikë," siç thotë vetë Angela Chao.

"Prindërit e mi besonin se, që bota të jetë më harmonike dhe paqësore, dialogu, shkëmbimet, tregtia dhe ndërveprimi, janë të gjithë faktorë nxitës. Transporti detar është një nga sektorët themelorë që e nxit secilin prej këtyre faktorëve për sjellin bashkimin e botës," thotë ajo.

Angela rrallë merr pushime, por edhe kur e bën një gjë të tillë, ajo është në dispozicion në çdo kohë. "Nëse ka diçka ndodh, unë duhet të përgjigjem," tha ajo.

Angela Chao beson në filozofinë e prindërve të saj që duhet ta mbash veten gjithmonë të zënë me punë dhe që duhet t'i japësh punë një njeriu që është gjithmonë i zënë, sepse ka një arsye pse ai ose ajo është gjithmonë i zënë a e zënë me punë.

Megjithatë, ndonëse prindërit kanë qenë udhërrëfyes për të dhe ajo ka më mësuar shumë prej tyre, Angela shprehet se puna që bën është zgjedhja e pasioni i saj dhe jo një detyrim. "Nuk jam këtu ngaqë prindërit e mi donin që unë të isha këtu, por ngaqë e dashuroj atë që bëj këtu," thotë Angela Chao për karrierën e vet në kompaninë e krijuar nga i ati më shumë se gjysmë shekulli më parë.


Angela Chao

Angela Chao ka lindur dhe është rritur në ShBA, por është krenare për rrënjët e saj kineze. Babai i saj një herë u shpreh se Angela, vajza e tij më e vogël, është ajo që e flet më mirë kinezishten në familje.

"Prindërit e mi mendojnë që rrënjët dhe vlerat kineze na bëjnë motrat e mia dhe mua shumë më të forta," thotë Angela Chao.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China